E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Clinton nuk pranoi ta takojë, Millosheviq maltretoi tre ushtarët e zënë rob

Ushtaret

Këta tre ushtarë ishin pjesë të forcave të armatosura të Amerikës.

Ata ishin arrestuar nag Serbia, më 31 mars të vitit 1999, në kohën e luftës së Kosovës, në kufirin me Maqedoninë.

Sllobodan Millosheviq i mbajti ata si robër lufte, deri më 2 maj.

Ai pati thënë se mund t’i lirojë ata, vetëm nëse presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, pranon të takohet me të dhe të bisedojë për ndaljen e bombardimeve.

Shtëpia e Bardhë e kishte refuzuar një gjë të tillë.

Por, përpjekjet për lirimin e ushtarëve nuk u ndalën

Për këtë, ndërmjetësoi edhe aktivisti për të drejtat e njeriut dhe reverendi Xhese Xhekson, I cili nuk fshehu gëzimin kur ushtarët u liruan më 2 maj, në një ngjarje shumë mediale, që e organizoi Serbia, në Beograd.

Pasi iu hoqën prangat, ushtarëve iu ofrua mundësia të bisedojnë në telefon

Te ta u hetuan emocionet.

Më pas, ata u nisën për aeroport, për të shkuar në Gjermani.

Këtu qëndruan disa ditë

Më 7 maj të vitit 1999, ata u nisën drejt Shteteve të Bashkuara.

Një ditë para kthimit të tyre në atdhe, në një ceremoni ku mori pjesë edhe presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton, secili prej ushtarëve u dekorua me medalje ushtarake për lëndimet e marra gjatë kohës sa ishin të burgosur. Të njëjtit ishin dekoruar edhe nga NATO dhe OKB

Komandanti i tyre, gjeneralmajori David Grange, deklaroi atëkohë se tre ushtarët ishin trajtuar brutalisht gjatë robërisë dhe ishin marrë vazhdimisht në pyetje e kërcënuar nga autoritetet jugosllave.

Njëri nga ushtarët, rreshteri Endru Ramirez, 24-vjeçar nga Kalifornia, kishte deklaruar se ishte i lumtur që përjetimi i vështirë kishte marrë fund.

Tjetri rreshter, Kristofer Stoune, kishte falënderuar publikisht Amerikën që nuk kishte hequr dorë nga përpjekjet për lirimin e tyre.

Familjarët e ushtarëve kishin marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për nder të tyre, vetëm pak ditë pasi ata u liruan nga autoritetet jugosllave pas negociatave të zhvilluara nga reverendi Jesse Jackson.

Tre ushtarët amerikanë ishin kapur më 31 mars 1999 në kufirin ndërmjet Jugosllavisë dhe Maqedonisë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Gjeneralmajori David Grange kishte deklaruar në atë kohë se ushtarët ishin rrëmbyer nga persona të veshur me uniforma ushtarake jugosllave, të cilët kishin kaluar kufirin në territorin maqedonas. /Kosovapress

The post Clinton nuk pranoi ta takojë, Millosheviq maltretoi tre ushtarët e zënë rob appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip