E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Çokaj shkon në Gjermani/ Mesfushori shqiptar do të luajë për skuadrën Bochum

Dikur kemi qenë shumë të pranishëm, por këto kohë jemi harruar.

Futbollistët shqiptarë nuk e kanë më lidhjen e dikurshme me Gjermaninë, por duket se diçka do të ndryshojë.

Një mesfushor 27-vjeçar është “eksporti kuqezi” I radhës, dhe flitet për Enis Çokajn.

Lojtari me tipare mbrojtëse firmos kontratë 3-vjeçare për Bohumin në Bundesligën e dytë gjermane, duke I dhënë fund aventurës prej disa sezonesh në Greqi.

Siç bën të ditur media “Vaz Redaktion”, shqiptari ishte në stadium në 26 prill, në ndeshjen që Bohum e luajti në fushën e vet, ndërsa klubi gjerman interesohet edhe për një shqiptar të Kosovës, Faton Ademin, që është tek Alemania Ahen.

Çokaj ka luajtur kryesisht në Kroaci dhe Greqi, për ekipe të tillë si Lokomotiva e Zagrebit, Osijeku, Panathinaikos dhe Levadhiakos.

Kartonin e tij e ka pikërisht klubi I madh nga Athina që e ka huazuar këtë edicion tek Levadhiakos.

Në Shqipëri, ai ka përfaqësuar Laçin, ndërsa për gjashtë ndeshje ka luajtur për ekipin tonë përfaqësues.

Pritet që të ketë sukses në Gjermani, për të ndjekur gjurmët e të tillëve si Rraklli, Tare, Skela, Fatmir Vata apo Klaus Gjasula.

InfoShqip