E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Cyrih: 19-vjeçari vdes pasi goditet nga një pllakë betoni gjatë punimeve

Ndertimi 587x391 1

Një aksident tragjik ka ndodhur të enjten në mëngjes në Stäfa, ku një punëtor 19-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve të prishjes së një ndërtese.

Sipas Kantonspolizei Zürich, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, kur një pllakë betoni është shkëputur nga një vordach i objektit dhe ka rënë mbi punëtorin, duke e zënë poshtë.

Zjarrfikësit kanë arritur ta nxjerrin viktimën, ndërsa ekipi i emergjencës ka nisur menjëherë reanimimin. Megjithatë, plagët kanë qenë fatale dhe 19-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia kantonale e Cyrih, prokuroria dhe ekspertët përkatës kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./Albinfo.ch

The post Cyrih: 19-vjeçari vdes pasi goditet nga një pllakë betoni gjatë punimeve appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip