E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau shtatë fëmijët e tij dhe një kushëri

83ea65d0 3c90 11f1 Bfee 83c7643042f8.jpg 711x400

Tetë fëmijë, të moshës nga 3 deri në 11 vjeç, u vranë në Shreveport të Luizianës.

Një baba, i identifikuar si Shamar Elkins, 31 vjeç qëlloi për vdekje shtatë fëmijët e tij dhe një kushëri si dhe plagosi rëndë dy gra, përfshirë gruan e tij.

Pas krimit, autori tentoi të largohej nga vendngjarja, por u neutralizua nga forcat e policisë dhe u qëllua për vdekje.

Motivi i sulmit me tetë viktima mbetet ende i paqartë.

InfoShqip