E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Dhunë në derbin e madh të Paraguajit, tifozët e mbajnë si mburojë një polic, qëllohen me plumba gome

Class=

Kaosi shpërtheu në derbin e madh të Paraguait mes Club Olimpia dhe Cerro Porteño, duke detyruar ndërprerjen e ndeshjes pas vetëm 30 minutash lojë.

Takimi, që ishte ende 0-0, u ndal me urdhër të gjyqtarit Juan Gabriel Benitez, pasi shpërthyen përleshje në Tribunën Veriore mes tifozëve të Cerros dhe forcave të rendit.

Policia ndërhyri duke përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, çka shkaktoi panik dhe vështirësi në frymëmarrje te spektatorët.

Sipas Policisë Kombëtare të Paraguait, ka të lënduar si mes efektivëve ashtu edhe tifozëve, por pa një bilanc të saktë.

Situata u përkeqësua kur disa tifozë arritën të rrëmbenin një mburojë policie dhe ta shfaqnin atë si simbol sfide.