Heidenheim ka shkaktuar befasi në Bundesliga për të marrë një pikë ndaj Bayern Munichut në “Allianz Arena”.
Skuadra që renditet në fundin e tabelës në kampionatin gjerman ishte afër edhe të fitonte, për të pasur epërsinë prej 2-3 deri në minutën e 100-të, por pastaj një autogol i portierit Diant Ramaj e ndryshoi situatën me epilogun përfundimtar 3-3.
Budu Zivzivadze përfitoi nga një top i kthyer duke kaluar mysafirët në epërsi (22’).
Ndërsa, ishte Marnon Busch që u asistua nga Eren Dincki dhe nuk dështoi përballë portierit për të dyfishuar epërsinë (31’).
Bayerni pastaj arriti të ngushtojë epërsinë përmes Leon Goretzkas që shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë (44’).
Vincente Kompany pastaj i inkuadroi katër yjet që i la në stol, pra Michael Olise, Joshua Kimmich, Harry Kane e Luis Diaz, por nuk ia doli ta përmbyste.
Goretzka shënoi sërish për ta barazuar rezultatin pas asistimit të Olise (57’).
Megjithatë, kur askush s’e priste – Arijon Ibrahimovic asistoi për Zivzivadze që dribloi për mrekulli dhe e finalizoi një aksion të bukur për 2-3 (76’).
Sidoqoftë, në minutën e fundit të kohës shtesë, Diant Ramaj në përpjekje për ta ndalur goditjen nga distanca të Michael Olise, topi iu kthye duke e goditur në shpinë dhe përfundoi brenda rrjetës (90+10′).
Kësisoj, Bayerni qëndron në kuotën e 83 pikëve meqenëse është edhe zyrtarisht kampion i Gjermanisë, derisa Heidenheim qëndron nëfund me 23 sosh dhe vetëm një mrekulli mund t’i shpëtojë nga rënia./Telegrafi/
