
A duhet që Xabi Alonso të rikthehet sërish në krye të Real Madridit? Një nga legjendat e klubit sigurisht që mendon kështu, duke e quajtur spanjollin “trajnerin perfekt”.
Një nga pyetjet më intriguese të ditëve të ardhshme pritet të jetë se kush do ta drejtojë skuadrën kaotike të Real Madridit sezonin e ardhshëm.
Nëse u besohet raportimeve të mediave, José Mourinho aktualisht është favorit për këtë post.
Megjithatë, legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, nuk është i interesuar për rikthimin e trajnerit portugez, i cili drejtoi “Los Blancos” nga viti 2010 deri më 2013, dhe ka befasuar duke mbështetur favoritit e tij personal, të cilin e quan “trajnerin perfekt” për Madridin.
Në një event të “Movistar+” në “Plaça Catalunya” të Barcelonës para “El Clásicos”, ish-kapiteni i Real Madridit shmangu pyetjet për një rikthim të mundshëm të José Mourinhos, duke pranuar vetëm se kishte “kaluar një periudhë të vështirë” nën drejtimin e 63-vjeçarit, para se të shtonte: “ajo tashmë i përket së kaluarës”.
Në vend të kësaj, Casillas deklaroi se ai do ta “rikthente Xabi Alonson”.
Ish-mesfushori ka udhëhequr Bayer Leverkusenin drejt suksesit me një “sistem loje shumë të mirë” dhe për këtë arsye është “trajneri perfekt” për “Los Blancos”, sipas Casillasit.
Megjithatë, pas disa konflikteve të brendshme, Alonso u shkarkua në fillim të vitit – pavarësisht se kishte një mesatare prej 2.24 pikësh për ndeshje në La Liga dhe ndodhej vetëm tri pikë pas Barcelonës – dhe u zëvendësua nga trajneri aktual Álvaro Arbeloa.
Sipas “Marca”, e cila citon burime brenda dhomës së zhveshjes së Real Madridit, përçarja e thellë mes lojtarëve lidhet gjithashtu me shkarkimin e Alonsos.
Tensionet u rritën në tetor, kur disa lojtarë kyç – mes tyre Vinicius Junior dhe Fede Valverde – kritikuan hapur metodat e Alonsos, të bazuara në seanca intensive taktike dhe analiza video.
Megjithatë, një grup tjetër lojtarësh mbështeste metodat e Alonsos dhe përpjekjet e tij për të ndryshuar sistemin dhe stilin e lojës.
Për këta lojtarë, ankesat publike – të udhëhequra nga Viniciusi – ishin vetëm një justifikim, pasi pozita e brazilianit kishte rënë krahasuar me periudhën e Carlo Ancelottit.
Edhe pse Viniciusi mbeti pjesë e rëndësishme e skuadrës nën drejtimin e Alonsos, ai nisi si titullar vetëm në 13 nga 33 ndeshjet konkurruese dhe u aktivizua katër herë nga banka rezervë.
Si rezultat, ai luajti 90 minuta të plota vetëm në nëntë ndeshje dhe gjithnjë e më shumë operonte si organizator loje, duke regjistruar 10 asistime.
Ndërkohë, nën Arbeloan ai ka shënuar tetë gola më shumë në dhjetë ndeshje më pak dhe është zëvendësuar vetëm tri herë në 23 ndeshje.
Një nga këto zëvendësime, që Viniciusi e konsideroi poshtërues, shkaktoi debatin e famshëm të “El Clásicos” në fund të tetorit.
Sipas “Marca”, ai moment shënoi pikën kur sezoni nisi të shpërbëhej si prapa skenave ashtu edhe në fushë.
Lojtarë si Jude Bellinghami dhe Eduardo Camavinga thuhet se ishin dakord, duke ndier se metodat e Alonsos po ndikonin negativisht si në formë ashtu edhe në vetëbesim.
Mosrespektimi i treguar nga disa lojtarë gjatë takimeve taktike – ku disa madje shtirreshin sikur flinin ose bisedonin – i zemëroi mbështetësit e Alonsos brenda skuadrës dhe shkaktoi një shpërthim të trajnerit, i cili ende është pa klub.
“Nuk e kuptova që kisha hyrë në një çerdhe fëmijësh”, thuhet se bërtiti Alonso në një moment./GazetaExpress/
The post “Do ta ktheja Alonson përsëri”, thotë legjenda e Realit appeared first on Gazeta Express.
