Ylli kosovar, Edon Zhegrova, është vlerësuar lartë nga një ish-lojtar i Juventusit, Mohamed Sissoko, i cili ka besim tek ai dhe shpreson që drejtuesit të mos e shesin këtë verë.
Ish-mesfushori i Juventusit nga viti 2007 deri në vitin 2011, ka folur ekskluzivisht për TuttoJuve.com rreth ndryshimeve të fundit te Juventusi dhe më gjerë.
Megjithatë, ajo çfarë na intereson neve janë deklaratat e tij për Zhegrovën, me Sissokon, i cili thotë shitja e sulmuesit anësor kosovar do të ishte gabim nga drejtuesit.
Mohamed Sissoko
“Pres shumë nga Zhegrova, ai është një djalë me disa aftësi të rëndësishme”, ka thënë fillimisht Sissoko.
Pas përmendjes së Zhegrovës, mediumi italian e pyeti Sissokon nëse mendon se këto do të jenë ndeshjet e fundit të prishtinasit me bardhezinjtë.
“Shpresoj që jo. Mendoj se do të ishte gabim ta shisnim atë pas vetëm një sezoni”.
“Ai është dashur të përshtatet me një vend të ri dhe një stil të ndryshëm loje. Do të vazhdoja t’i besoja. Siç thashë, më pëlqen shumë”, përfundoi ish-mesfushori. /Telegrafi/
