
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar një letër ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në përfundim të mandatit të saj.
Në letër theksohet bashkëpunimi në kuadër të Bordit të Paqes.
Trumpi ka vlerësuar edhe rolin e Osmanit duke thënë se ajo do të lërë pas trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit, rajonit të ballkanit, dhe gjithë evropës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka cilësuar presidenten e Kosovës si mike të besueshme të SHBA-së.
Nga ana e saj, Osmani ka shprehur mirënjohje për letrën dhe mbështetjen e dhënë teksa falenderoj presidentin Trump.
Ajo gjithashtu u shpreh se marrëdhënia mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbetet e fortë dhe e qëndrueshme.
