E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Donjeta Sadiku nesër në ring për medalje në Kupën Botërore të Boksit

IMG 5078 1

Në kuadër të “World Boxing Cup” që po mbahet në Foz do Iguaçu nga 20 deri më 27 prill 2026, nesër (24 prill) në ring do të ngjitet medalistja botërore dhe evropiane, Donjeta Sadiku.

IMG 5076 662x600

Sadiku, e cila garon në kategorinë deri në 60 kilogramë, do të përballet me boksieren nga Polonia, Aneta Elżbieta Rygielska, në një duel vendimtar për sigurimin e medaljes.

Trajnerja e saj, Marjola Sallauka, shprehet optimiste për paraqitjen e boksieres kosovare, duke besuar se Sadiku do të dalë fituese edhe nga ky duel dhe do të sigurojë medalje.

IMG 5078 480x600

Megjithatë, objektivi kryesor mbetet medalja e artë.

Kjo Kupë Botërore ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e grumbulluara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028.

IMG 5077 627x600

The post Donjeta Sadiku nesër në ring për medalje në Kupën Botërore të Boksit appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip