
Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka prezantuar ndryshimet e reja që do të vihen në zbatim për informimin e qytetarëve.
Në një deklaratë për media, Hita tha se qytetarët kanë nevojë të informohen në mënyrë të saktë, ndaj do të zbatohet një praktikë e re, e njëjtë me praktikën europiane.
Drejtorët e komisariateve do të dalin një herë në muaj për të bërë bilancet. Edhe në rast se do të ketë ngjarje kriminale, detajet do të bëhen të ditura për mediat nga drejtorët e policisë nga vendngjarja.
“Policia e shtetit do zbatojë një fpormë të re komunikimi nuk është tërheqje nga transparenca por hnjë hap përpara. Besojmë që qytetarët nuk kanë nebvojë më më shumë info por për info më të saktë.
Të gjitha të dhënat statistikore do jenë të aksesueshme në faqen e policisë së shtetit. Titullarët në vendngjarje do japin info për ngjarjet kriminale.
Drejtuesit e drejtorisë së policisë do zhvillojnë konferenca mujore.
Ngjarjet me impakt të lartë, policia do informojë në kohë të plotë”, tha Hita.
