
Dion Gallapeni mund ta bëjë një hap gjigant të karrierës së tij në verën që po vjen.
Ylli i ri i Kombëtares së Kosovës po pëlqehet me të madhe nga skuadrat italiane.
Faqja e specializuar për transfere “Transfermarkt” raporton se interesim për mbrojtësin e majtë kosovar kanë shfaqur dy ekipe nga Serie A.
Bëhet fjalë për Atalantën dhe për Bolognan, përcjell “Gazeta Express”.
Madhe, kjo e fundit kishte shfaqur interesim për ish-futbollistin e Prishtinës edhe në afatin kalimtar të janarit, por lojtari preferoi të mbetej në Poloni.
Gallapani është pjesë e ekipit Wisła Płock, por në pjesën e dytë të sezonit u huazua tek skuadra tjetër polake, Widzew Łódź.
Gjithnjë sipas mediave të huaja, klubi që e mban kartonin e tij i kërkon 8 milionë euro për futbollistin kosovar, të cilin e kishte blerë nga FC Prishtina verën e kaluar për 300 mijë euro.
Gallapeni i ka dhënë qetësi dhe siguri Kombëtares së Kosovës në vitin e fundit me paraqitjet e tij solide duke u bërë i pazëvendësueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes. /Gazeta Express
The post Dy klube të njohura të Serie A interesohen për Gallapenin appeared first on Gazeta Express.
