Rubin Kazani është në epërsi te Baltika pas pjesës së parë në Superligën e Rusisë.
Ishte Mirlind Daku që e zhbllokoi epërsinë me një gol me kokë pas një harkimi të shqiptarit tjetër, Nazmi Gripshi.
Gripshi e gjeti për mrekulli qendërsulmuesin pas një rivendje këndore, me këtë të fundit që e mposhti lehtësisht portierin vendas.
Ky është goli i 10-të i Dakut në Superligën e Rusisë, shifër që mund të ishte shumë më e lartë, megjithatë sulmuesi nga Gjilani ka pasur lëndime të shumta këtë periudhën e fundit./Telegrafi/
