E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

E ndihmoi klubin të promovohet në Bundesliga, por a do të vazhdojë Dzeko me Schalken?

YD2z0vTK 1920

Edin Džeko po kalon një periudhë “përrallore” te Schalke, por e ardhmja e tij pas verës mbetet e pasigurt, ndërsa klubi po përgatitet për rikthimin në Bundesliga.

Pavarësisht se ka qenë një figurë kyçe në fushatën e suksesshme të promovimit, që u sigurua me tri ndeshje para fundit, qëndrimi i sulmuesit 40-vjeçar në Gelsenkirchen është bërë temë e diskutimeve intensive.

Që nga ardhja e tij në dimër, Džeko ka pasur ndikim të menjëhershëm dhe të madh në skuadër.

Në vetëm nëntë paraqitje, ai ka regjistruar gjashtë gola dhe tri asistime, duke u kthyer shpejt në të preferuarin e tifozëve në “Veltins-Arena”.

Drejtori sportiv i klubit, Frank Baumann, ka folur për situatën, duke theksuar se bisedimet janë në vazhdim, por ende nuk është marrë një vendim final për të ardhmen e sulmuesit.

Ai tha se Džeko është i vetëdijshëm si për kontributin që i jep klubit, ashtu edhe për atë që klubi i ofron atij, duke nënvizuar se transferimi i tij ishte një zgjedhje e menduar mirë për të përjetuar diçka pozitive dhe për ta mbyllur sezonin me sukses.

Gjithashtu, Baumann theksoi se sulmuesi ka përpara Botërorin me Bosnjë dhe Hercegovinën, dhe për këtë arsye klubi është i gatshëm t’i japë kohë për të vlerësuar gjendjen e tij fizike dhe vendimin për karrierën.

Sipas tij, nuk ka afat të vendosur nga Schalke për një vendim, dhe për shkak të angazhimeve në Kupën e Botës, Džeko gjithsesi nuk do të jetë menjëherë pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri./GazetaExpress/

The post E ndihmoi klubin të promovohet në Bundesliga, por a do të vazhdojë Dzeko me Schalken? appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip