
Opinionisti i Ferma VIP 3, Ermal Mamaqi ishte i ftuar këtë të premte në studion e emisionit Living Day në Vizion Plus.
Gjatë intervistës me moderatoren Brunilda Lahe, ai ka folur me nota humori për marrdhënien me dy opinionistet e tjera të fermës, Einxhel Shkirën dhe Armina Mevlanin.
“Me Arminën ham bukë me qofte”, deklaroi ai.
Mamaqi u shpreh se në fillim kishte menduar se situata mes tyre mund të kthehej në garë apo sfidë, por sipas tij është krijuar një lloj “pakti” mes palëve.
Pjesë nga biseda:
Brunilda Lahe: Me kë shkon më shumë, me Einxhel apo Arminën?
Ermal Mamaqi: Në fillim mendova mos do kishim ndonjë garë apo sfidë se kush do fliste më shumë, apo… Por mesa duket kemi bërë një lloj pakti. Edhe Arbana po na ndihmon, e ndajmë kohën. Me Arminën hamë bukë dhe qofte pothuajse çdo prime. Hamë nga ora 23:00, se atëherë bëjmë ndarjen, te publiciteti i orës 23:00.
/vizionplus.tv
