E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

EMRAT/ Tentuan të vrisnin djalin, por plagosën nënën  e tij, prokuroria e Fierit dërgon në gjyq babë e bir

Një vit pas plagosjes së Suzana Mernicës nga fshati Sulaj i Fierit, prokuroria ka mbyllur hetimin duke dërguar për gjykim me dy akuza Afrim dhe Ali Cimili-n babe e bir. Ata akuzohen për “vrasje me paramendim” mbetur ne tentative dhe “mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve”.

Ngjarja ndodhi ne 9 prill te vitit te kaluar ne kryqëzimin e rrugës Fier-Seman që lidh fshatrat Hamil dhe Sulaj.

Afrim dhe Ali Çimili babë e bir nga Dërmenasi i fierit  plagosjen  me armë zjarri Suazana Mernicën e cila ishte së bashku me djalin e saj Hysen Mernicën në motor, rrugës për në fshatin Sulaj. Prokuroria thotë se ka provuar që autorët i kanë ndjekur dhe kanë qëlluar drejt tyre me qëllim për të vrarë.

Sipas prokurorisë, babë e bir nga dy  automjete në lëvizje kanë qëlluar të dy me armë  drejt Hysen Mërnicës dhe nenës së tij, njëri me pistoletë kurse tjetri me automatik. Gjithsej drejt Mernicajve u qëllua 9 here dhe njëri prej plumbave plagosi Suazana Mernicën.

Motivi i ngjarjes u tha se ishte një sherr mes dy familjeve me origjine nga Kosova, 6 muaj përpara ngjarjes. Autoret u shpallën në kërkim dhe vetëm disa muaj më pas u arrestua Ali Cimili, kurse Afrimi babai i tij vazhdon të jetë në arrati.

InfoShqip