“Debutimi ishte diçka që e kam ëndërruar që fëmijë, që kur isha në akademinë e New York Red Bull dhe ëndrra mu bë realitet falë Zotit dhe punës që bëra çdo ditë në fushë”.
“Vërtetë ka qenë një emocion i madh, por e kam pritur këtë moment. Ishte arritje e madhe për mua dhe familjen time”.
Fillimisht, Mehmeti dhuroi dy asistime në kampionatin amerikan, por golin e realizoi në përballjen më të mirë, pra ndaj Inter Miamit – aty ku ishte edhe Messi i pranishëm.
“Golin nuk e prisja, por edhe ndeshja me Inter Miamin ishte e njëjtë si në secilën ndeshje për Red Bull, pra jap maksimumin për ta ndihmuar ekipin ndërsa të shënoj gol është edhe më mirë. I jap të gjitha për ekipin që jam rritur”.
I pyetur për Lionel Messin, Mehmeti deklaroi se një ëndërr iu bë realitet, megjithatë e pranoi se nuk arriti të bisedonte i vetëm me argjentinasin.
“Të luash kundër Lionel Messit është diçka e veçantë, ëndërr e secilit futbollist. A munde të bisedosh me të para ose gjatë ndeshjes? Jo, nuk kisha asnjë moment vetëm me të përpos në fushë kur tentonte të më markonte ose gjatë periudhës kur më bënte presion për top, por të gjitha kuptohet në kuadër të lojës”.
