E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Enver Dugolli thotë se Osmani s’do ketë leatë më të sinqertë se VV-ja e Kurti

Enver Dugolli

Lëvizja Vetëvendosje nuk e sheh si rrezik për zgjedhje ish-bashkëpunëtoren e saj Vjosa Osmani e cila pritet të bashkohet me LDK-në për zgjedhjet e 7 qershorit.

I pyetur nga RTV21  nëse Osmanin  e shohin si kundërshtare  të fortë, anëtari i VV-së Enver Dugolli tha se nuk i frikësohen askujt duke shtuar se nuk beson që kalimi i Osmanit në LDK zvogëlon mbështetjen elektorale për VV-në.

“Ne e kemi qytetari atë që duam ta kemi pranë dhe nuk na frikëson askush, zonja Osmani po kthehet aty ku ja mbyllën dyert edhe ku LVV e Albin Kurti ia dhanë mundësinë, pra nuk e di çka ka ndryshu nga ajo kohë kur e larguan e nuk deshën të dëgjojnë fare për zërin  e saj nuk e di çka ndryshu ajo më së miri e di për vete. Por unë besoj se nuk do të ketë aleat më të sinqertë se Lëvizjen Vetëvendosje dhe zotëri Kurtin”, u shpreh Dugolli për RTV21.

The post Enver Dugolli thotë se Osmani s’do ketë leatë më të sinqertë se VV-ja e Kurti appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip