E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

“Farsë dhe uzurpim, Berisha përjashtoi kandidatët e tjerë”, Salianji: Nuk tërhiqem! Do informoj edhe PPE…

Ervin Salianji e cilësoi procesin për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike si “farsë” dhe “uzurpim”, duke akuzuar Berishën se ka përjashtuar kandidatët e tjerë dhe ka kontrolluar të gjithë procesin. Ai deklaroi se nuk e njeh garën si legjitime dhe paralajmëroi se do të vijojë betejën politike, duke informuar edhe faktorët ndërkombëtarë dhe PPE për situatën. Salianji shtoi se nuk do të tërhiqet dhe se beson që koha do të tregojë se ndryshimi brenda PD-së do të vijë më shpejt sesa mundësia e Berishës për të mundur Edi Rama.

Së pari, duhet të përcaktojmë qartë termin nuk ka garë. U ekspozua një farsë, jemi në kushtet e uzurpimit.

Është uzurpim pra, uzurpim me letër. Kandidati Sali Berisha ka përjashtuar gjithë kandidatët e tjerë, ka përcaktuar komisionin, ka përcaktuar garën të gjitha, pra jemi uzurpim dhe në kushtet e uzurpimit, nuk njihet nuk e njoh si legjitime si garë. Dhe unë do shoh hapat që do të marr. Arsyeja se pse unë nuk kam marr personalisht një hap ligjor, ka qenë se nuk dua ti jap avantazh regjimit, por kjo edhe nëse e coja këtë do  konfirmoja, do e coja e zemë dhe bashkëdrejtuesit e regjimit do ta merrnin vendimin. Unë dua të them një gjë që nuk do tërhiqem nga beteja. Unë e di që kjo nuk është një betejë e lehtë por është një betejë e drejtë, dhe do vijoj takim me demokratët do vijoj të flas për ta. Se në fund të ditës në politikë rëndësi ka mbështetja, nuk ka rëndësi makinacionet. Unë nuk do të tërhiqem nga kjo rrugë, kam vënë në dijeni faktorin ndërkombëtar për këtë farsë, do të vendos në dijeni PPE për shkak se PD është zyrtarisht anëtare e Partive Popullore. Unë  do I ve në dijeni për këtë që ka ndodhur dhe do të flas me demokratët për t’i treguar edhe atyre që besojnë, se ka disa që besojnë se Berisha do na cojë në fitore, për shkak të viteve të gjata, kontekstin historik që ai ka në krye të partisë.

Politika nuk është një duel që mbyllet për një orë, as për një ditë. Do kohën e vet, por jam i bindur që koha përvec se është në favorin tim do të jetë kohë më e shpejtë e fitores së demokracisë nga Sali Berisha se sa mundësia që ka Berisha për të mundur Edi Ramën, për këtë jam i bindur.”   / abcnews.al /

InfoShqip