
FIFA e ka forcuar programin e saj antidoping në prag të Kupës së Botës 2026, duke e vendosur një sistem më të rreptë testimesh për lojtarët si para fillimit të turneut, ashtu edhe gjatë zhvillimit të ndeshjeve.
Sipas planit të ri, kontrollet antidoping do të kryhen në mënyrë të zgjeruar në fazën përgatitore të kombëtareve, ndërsa do të vazhdojnë edhe gjatë gjithë turneut, për ta garantuar një garë të pastër dhe të drejtë në eventin më të madh të futbollit botëror, përcjell “Gazeta Express”.
FIFA thekson se qëllimi është mbrojtja e integritetit të kompeticionit dhe zbatimi i standardeve ndërkombëtare të Agjencisë Botërore Antidoping (WADA).
Në kuadër të këtij programi, autoritetet antidoping do të kryejnë teste pa paralajmërim, si në kampet stërvitore të ekipeve kombëtare, ashtu edhe gjatë vetë turneut, duke përfshirë analiza të urinës dhe të gjakut për të gjithë lojtarët e përfshirë në garë. /Gazeta Express
The post FIFA e forcon programin antidoping para Botërorit 2026: kontrolle para dhe gjatë turneut appeared first on Gazeta Express.
