E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Forcat amerikane thonë se qëlluan një anije iraniane në Gjirin e Omanit

Komanda Qendrore Amerikane thotë se qëlloi dhe çaktivizoi një anije cisternë nafte me flamur iranian në Gjirin e Omanit, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Në një postim në mediat sociale, ushtria amerikane thotë se anije cisternë, e quajtur M/T Hasna, po përpiqej të lundronte drejt një porti iranian, në kundërshtim me bllokadën amerikane.

Pas paralajmërimeve të përsëritura, SHBA-të qëlluan anijen me një top të një aeroplani të marinës, duke e çaktivizuar atë, thuhet në postim.

“Hasna nuk po kalon më tranzit drejt Iranit”, shkruan ata. “Bllokada amerikane kundër anijeve që përpiqen të hyjnë ose të largohen nga portet iraniane mbetet në fuqi të plotë.”

The post Forcat amerikane thonë se qëlluan një anije iraniane në Gjirin e Omanit appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip