
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, ka përjashtuar mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj Iranit për sa kohë që Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar nga forcat e armatosura iraniane.
“Ne vetë kemi vendosur sanksione të forta ndaj Iranit. Por nuk bëhet fjalë që të hiqet qoftë edhe një sanksion i vetëm përderisa Ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë e bllokuar,” tha Barrot për transmetuesin francez RTL.
“Ajo nuk mund të bllokohet, t’u nënshtrohet tarifave kalimi apo të përdoret si mjet presioni dhe shantazhi.
Barrot shtoi se Franca duhet të sigurohet që të mos gjendet më kurrë në një situatë ku detyrohet të paguajë çmimin e luftërave që nuk i ka zgjedhur vetë.
“Prandaj duhet të përqendrohemi te mënyra se si Europa mund të çlirohet nga këto varësi ndaj hidrokarbureve dhe naftës — të mos varet më nga nafta dhe as nga teknologjitë digjitale. Me pak fjalë, të mos mbetemi të varur nga gjëra që, në një mënyrë apo tjetër, na tërheqin në konflikte, katastrofa dhe kriza ku ne nuk jemi palë.”
The post Franca: Sanksionet franceze ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa në rihapjen Ngushtica e Hormuzit appeared first on Gazeta Express.
