Kanë mbetur edhe tre xhiro për t’u zhvilluar deri në fund të sezonit 2025/26 në Serie A, ku Interi tanimë është shpallur kampion i Italisë.
Por ajo që ka mbetur për t’u konfirmuar janë skuadrat që do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve ku është një garë jashtëzakonisht interesante.
Napoli që është e dyta në tabelë me 70 pikë po lufton me Milanin që ka tre pikë më pak, Juventus e katërta me 65 pikë, Roma e pesta me 64 si dhe Como e gjashta me 62 pikë.
Kualifikimi në Ligën e Kampionëve nuk është thjesht një arritje dhe një prestigj, por do të thotë edhe fitime të mëdha.
Calciofinanza ka publikuar listën me skuadrat se sa do të fitojnë nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve, ku Roma është skuadra që do të fitonte më së shumti.
Giallorosët nëse arrijnë të futën në top 4-she do të fitojnë 43,000,000 euro, derisa pas tyre vije Juventusi me 800 mijë euro më pak.
Napoli që ka gjasat më të mëdha të kualifikohet pasi i duhet vetëm një fitore nga tre ndeshjet e fundit do të fitojë 38,9 milionë euro.
Milani që gjithashtu ka nevojë për dy fitore do të fitonte 38,5 milionë euro, derisa kualifikimi eventual i Comos, skuadër që ka më pak gjasa do të thotë se në arkat e klubit simpatik do të shkonin 34,9 milionë euro.
Në anën tjetër kampionët e rinj të Italisë, Interi ka siguruar 50 milionë euro nga kualifikimi direkt dhe 15,7 të tjera nga fitimi i titullit. /Telegrafi/
