E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Gjendet një trup i pajetë në Mitrovicë, rasti po hetohet

Image

Një person është gjetur pa shenja jete të martën, në Mitrovicën e Jugut.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku kujdestar.

Siç thuhet në raport trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore me urdhër të prokurorit. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

“Mitrovicë Jugu / 05.05.2026 – NN. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar” thuhet në raportin policor./Telegrafi/

InfoShqip