
Kandidati për Kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar vizita në dy kompani prodhuese në Gjakovë, “Rronifer” dhe “Aulona”, duke vlerësuar rolin e tyre në fuqizimin e ekonomisë vendore.
Në kompaninë Rronifer, e udhëhequr nga familja Kameri, Gjini pa nga afër proceset moderne të prodhimit dhe një ekip prej rreth 200 punëtorësh që prodhojnë për tregun vendor dhe eksport.
Ndërsa në Aulona, një biznes familjar me traditë që nga viti 1989, i themeluar nga Hamdi Krasniqi dhe i udhëhequr sot nga Granit Krasniqi, u theksua suksesi i një modeli të qëndrueshëm ekonomik që punëson rreth 100 punëtorë, ku shumica dërrmuese janë gra dhe vajza.
Gjini theksoi se, pavarësisht vullnetit dhe suksesit të këtyre bizneseve, prodhimi vendor po përballet me sfida serioze si kriza energjetike, mungesa e infrastrukturës, pasiguria kontraktuale dhe paqëndrueshmëria ligjore. Ai tha se mbështetja e prodhimit vendor dhe heqja e këtyre barrierave do të jenë prioritet në programin e AAK-së për zhvillimin ekonomik të vendit.
The post Gjini viziton “Rronifer” dhe “Aulona” në Gjakovë: Prodhimi vendor po përballet me barriera serioze shtetërore appeared first on Gazeta Express.
