E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

“Gjithçka është e kryer”, Xherdan Shaqiri flet hapur – tregon nëse do të largohet nga Baseli

Image

Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka konfirmuar se nuk ka plan të largohet nga Baseli ndërsa dëshiron ta kthejë klubin ku e meriton.

Basel edhe pse para dy viteve u shpall kampion, këtë vit nuk ishte në formën më të mirë, me skuadrën e sapo promovuar Thun që e fitoi titullin.

Shaqiri për “Blick” ka konfirmuar se dëshiron t’i qëndrojë besnik kontratës, e cila skadon në qershorin e vitit 2027.

“Jam dikush që do ta drejtoj dhe mbështes Baselin për ta kthyer ku i përket dhe kjo nënkupton të garoj për tituj. Kam edhe një vit në kontratën, prandaj gjithçka është e kryer”.

Image

Shaqiri ndër të tjera edhe kritikoi lojtarët më të rinj për paraqitjet e bëra këtë sezon me Baselin.

“Lojtarët tanë të rinj duhet të mësojnë për të funksionuar ndryshe. Shpresoj të shikojmë përfundimet e njëjta dhe të përformojmë ndryshe sezonin tjetër”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Shaqiri këtë edicion ka zhvilluar 34 paraqitje për Baselin në elitën e futbollit zviceran për të shënuar 11 gola dhe dhuruar 10 asistime në proces./Telegrafi/

InfoShqip