E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Gjuajtje me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë

Image

Një person është lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.

“Sot rreth orës 14:25 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë. Një person mashkull i moshës madhore ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha ajo.

Sipas saj, njesitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e të dyshuarit.

InfoShqip