E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Greqia rishqyrton vendimin për të blerë dronë patrullues francezë

 Greqia po rishikon vendimin për të blerë dronë patrullues të prodhimit francez, duke mbledhur informacione shtesë dhe duke shqyrtuar mundësi alternative, raportuan sot mediat greke.

Edhe pse prokurimi i “patrullave” nuk është anuluar ende dhe procesi i prokurimit është ende në vazhdim, zyrtarët e njohur me zhvillimin e ngjarjeve vlerësojnë se kufijtë për prokurimin e mjeteve ajrore franceze pa pilot (UAV) po zvogëlohen, mëson portali Kattimerini.

Arsyet e ndryshimit të mendjes janë, nga njëra anë, vonesat e gjata dhe problemet në instalimin e terminalit Link-16, i cili është i nevojshëm që “patrullat” të fitojnë karakteristika ndërvepruese, të cilat Athina zyrtare i ka vendosur si kusht të domosdoshëm.

InfoShqip