E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Hantavirus, rreziku i “Murtajës” moderne/ Mjekja: Në 99% të rasteve nuk është i rrezikshëm. Nuk jemi në prag të një pandemie

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shtuar këtë javë informacionet dhe udhëzimet mbi Hantavirusin, një sëmundje virale që transmetohet nga brejtësit e egër dhe minjtë e fushës, pa u shkaktuar atyre simptoma.

Ekspertët sqarojnë se, megjithëse virusi njihet prej dekadash dhe në shumicën dërrmuese të rasteve nuk paraqet rrezik serioz, ai mund të shkaktojë komplikacione në raste të veçanta.

Mjekja Aurora Dollenberg thekson në “News Line” në ABC News se Hantavirusi ka marrë vëmendje të shtuar institucionale dhe mediatike në Gjermani dhe vende të tjera europiane, ndërsa OBSH ka publikuar një protokoll zyrtar për mënyrën e reagimit ndaj rasteve të diagnostikuara.

Sipas saj, varianti europian konsiderohet më pak i rrezikshëm dhe nuk përbën kërcënim për pandemi apo alarm për popullatën, pasi transmetimi nga njeriu te njeriu mbetet i kufizuar.

“Këtu në Gjermani ka marrë një vëmendje jo vetëm institucionale, por edhe mediatike. Ditën e sotme janë evakuuar disa pasagjerë. Edhe pse Hantavirusi është një virus i ditur prej dekadash, edhe pse kemi variantin europian të Hantavirusit. Në 99% të rasteve nuk është i rrezikshëm, por në një përqindje të caktuar mund të jetë serioz. Në të gjithë Europën përfshirë edhe Shqipërinë, në kanale të ujërave të zeza ka një rrezik të shtuar për Hantavirus.

Ka qenë një problem sanitar dhe një higjienë e ulët shkaku që Hantavorusi u përhap. Hantaviruzi nuk bën rrezik për popullatën. Transferohet ka kafsha tek njeriu nga mbindotja. Duke qenë se është kaq i parashikueshëm, është komplet i dediktueshëm. Nuk kemi rrezik për një pandemi dhe nuk ka një rrezik për popullatën. Nuk kemi nevojë për asnjë lloj alarmi, sepse nuk janë infektues për njerëzit e tjerë.

OBSH ka dalë zyrtarisht me një protokoll, që të gjithë vendet të dinë se si të reagojnë në rast se diagnostikojnë një person me Hantavirus. Tipi Evropian është më pak i rrezikshëm, nga njeriu te njeriu ka një përhapje më të ngadaltë, se varianti amerikan dhe ai afrikan. Përderisa tani e ka marrë vëmendjen e tij Hantavirusi”, tha mjekja.

InfoShqip