E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

WhatsApp Image 2026 05 02 At 3.19.23 PM 711x400

Sezoni turistik është çelur zyrtarisht në Himarë, duke sjellë një kalendar të pasur aktivitetesh.
Kryetari i Bashkisë, Vangjel Tavo, tha se këto aktivitete synojnë jo vetëm promovimin e Himarës si destinacion turistik bregdetar, por edhe si një qendër të pasur me traditë dhe histori.

“Ne synojmë të promovojmë Himarën jo thjesht detin e mrekullueshëm e natyrën e veçantë që ofron, por të promovojmë mirëpritjen himariote, kulinarinë e veçantë e shumë të tjera. Të gjitha këto aktivitete janë të lidhura me këto që përmenda unë.”

Tavo shtoi se zgjedhja e Himarës për të kaluar pushimet është e duhura.

“I ftoj të gjithë ta vizitojnë, sepse jam i sigurt që do ikin me kujtime të mira dhe do vendosin që pushimet në sezon t’i bëjnë këtu.”

Himara është një nga destinacionet kryesore turistike në bregdetin jonian. Ajo përfshin shumë plazhe që popullohen gjatë verës, si dhe objekte të tjera historike si Kalaja e qytezës.

/vizionplus.tv

InfoShqip