E diel, 17 Maj 2026
Lajme

Haxhiu takohet me U.D. kryesuesen e KGJK, theksohet “rëndësia e bashkëpunimit në funksion të rritjes së besimit në sistemin gjyqësor”

690639257 122099904278357940 3996655871495360471 N

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është takuar sot me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku, me të cilën, sinç njoftoi Presidenca, ka diskutuar “mbi zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional”.

Gjatë takimit, u tha se u theksua edhe rëndësia e “bashkëpunimit ndërinstitucional”.

“Në takim, gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

The post Haxhiu takohet me U.D. kryesuesen e KGJK, theksohet “rëndësia e bashkëpunimit në funksion të rritjes së besimit në sistemin gjyqësor” appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip