
Sezoni turistik në Himarë është çelur tashmë zyrtarisht, duke sjellë një gjallëri të dukshme.
Rrugët, plazhet dhe ambientet turistike janë mbushur me vizitorë të ardhur jo vetëm nga Shqipë ria, por edhe nga vende të ndryshme të botës.
Turistët e cilësojnë bregdetin e Himarës si një mrekulli të vërtete. Shumë prej tyre tregojnë se nuk është hera e parë që vizitojnë këtë zonë apo Shqipërinë.
“Unë vij nga Kanadja, është hera e parë, ne jemi duke u kënaqur, qyteti është shumë i bukur dhe kaluam një kohë të bukur dje në festival. Dje nuk ishte kohë shumë e mirë por sot po është, do të ecim dhe do të shkojmë në plazh, jam duke u kënaqur këtu. Kapelen e mora këtu”, tha një turist.
“Unë jam nga Hollanda dhe është hera parë që kam ardhur këtu në Shqipëri. Kam ardhur të martën në Tiranë, pastaj isha në Durrës, Berat dhe tani jam këtu. Çdo qytet është i ndryshëm, janë shumë të bukur, Berati është shumë i bukur. Çdo qytet ka sharmin e tij. Njerëzit janë shumë miqësor, koha shumë e bukur dhe çdo ushqim është shumë i mirë”, tha një tjetër.
“Jam nga Kalifornia. Ështe hera e dytë, kam qenë më parë në Tiranë. Shqipëria është e mrekullueshme, plot aventura”, u shpreh një tjetër turist.
Ndërkohë, sipas operatorëve turistikë, sezoni 2026 ka nisur me një rritje të ndjeshme të prenotimeve krahasuar me vitet e mëparshme. Kërkesat për akomodim janë shtuar ndjeshëm që në muajt e parë duke paralajmeruar keshtu një sezon të suksesshëm.
