E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Homazhe për Servet Pëllumbi/ Kreu i shtetit Bajram Begaj në ceremoninë e ish-kryetarit të Kuvendit

Kreu i shtetit, Bajram Begaj, mori pjesë në homazhet në nder të Servet Pëllumbit, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, i cili u nda nga jeta duke lënë pas një kontribut të rëndësishëm në jetën politike dhe akademike të vendit.

Ceremonia e homazheve u  zhvillua në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku personalitete të larta të politikës, akademisë dhe shoqërisë civile u mblodhën për të nderuar figurën e Pëllumbit. Presidenti Begaj shprehu vlerësimin e tij për rolin dhe ndikimin e tij ndër vite, duke e cilësuar si një figurë të spikatur të politikës shqiptare dhe një intelektual të përkushtuar.

InfoShqip