E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Homazhe për Servet Pëllumbin/ Kryeministri Edi Rama nderon figurën e tij në ceremoninë zyrtare

Në një atmosferë solemniteti dhe respekti, janë zhvilluar këtë të mërkurë, 6 maj, në Teatrin e Operas dhe Baletit homazhe në nder të figurës së njohur të politikës dhe akademisë shqiptare, Servet Pëllumbi.

Personalitete të larta të shtetit, përfaqësues të politikës, botës akademike dhe qytetarë të shumtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit një prej figurave më të spikatura të jetës publike në vend.

I pranishëm në ceremoninë zyrtare ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shkroi disa fjalë në librin e kujtimeve në shenjë vlerësimi për figurën e Servet Pëllumbit.

InfoShqip