E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

I dënuar me 18 vite burgim, ekstradohet nga Greqia në Shqipëri trafikanti i fëmijëve

1675935218 Ekstradim

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia, shtetasin Mustafa Saliu, i cili është dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, nëpërmjet dhunës, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës 2001 – 2002, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria në Greqi, fëmijë të cilët janë shfrytëzuar për lypje, në rrugët e Athinës, nëpërmjet presionit dhe kontrollit.

Gjithashtu, u tranferua nga Gjermania, për të vuajtur dënimin në Shqipëri, shtetasi Florjan Musaj (Cojocareanu), i dënuar me 8 vjet e 10 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Gjermani.

InfoShqip