{"id":1665,"date":"2026-04-21T08:13:43","date_gmt":"2026-04-21T06:13:43","guid":{"rendered":"https:\/\/infoshqip.al\/?p=1665"},"modified":"2026-04-21T08:13:43","modified_gmt":"2026-04-21T06:13:43","slug":"cfare-thuhet-ne-raportin-e-amnesty-international-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/infoshqip.al\/cfare-thuhet-ne-raportin-e-amnesty-international-per-kosoven\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb thuhet n\u00eb raportin e Amnesty International p\u00ebr Kosov\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<div><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/\n\n\n\n<p><strong>Dhuna me baz\u00eb gjinore, thirrjet raciste, sulmet ndaj gazetar\u00ebve dhe mungesa e ligjit p\u00ebr bashk\u00ebsi civil mes personave t\u00eb gjinis\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb vler\u00ebsohen si ngecjet p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb raportin mbi gjendjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb organizat\u00ebs Amnesty International t\u00eb publikuar m\u00eb 21 prill. Nd\u00ebrkaq, zhvillim pozitiv \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar shfuqizimin i nj\u00eb ligji p\u00ebr rregullatorin e mediave.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin vjetor, kjo organizat\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut tha se bota \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb re t\u00eb rrezikshme, e nxitur nga sulmet e shteteve t\u00eb fuqishme dhe l\u00ebvizjeve kund\u00ebr t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, ndaj multilateralizmit, ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Shtetet, institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe shoq\u00ebria civile \u201cduhet t\u00eb refuzojn\u00eb politik\u00ebn e pajtimit dhe t\u00eb rezistojn\u00eb kolektivisht ndaj k\u00ebtyre sulmeve p\u00ebr t\u00eb parandaluar q\u00eb ky rend i ri t\u00eb z\u00ebr\u00eb vend\u201d, tha organizata n\u00eb raportin e saj mbi gjendjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb 144 vende.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket dhun\u00ebs me baz\u00eb gjinore n\u00eb Kosov\u00eb, Amnesty p\u00ebrmend nj\u00eb raport t\u00eb Komisionit Evropian t\u00eb publikuar n\u00eb n\u00ebntor ku thuhet se dhuna me baz\u00eb gjinore \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb, ve\u00e7mas dhuna n\u00eb familje, shkruan . <\/p>\n<p>\u201cAty pranohet se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rritur vet\u00ebdijen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe p\u00ebr t\u00eb adresuar ngecjet sa i p\u00ebrket mbrojtjes institucionale dhe ligjore p\u00ebr grat\u00eb. Megjithat\u00eb, raporti gjeti se k\u00ebto p\u00ebrpjekje nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore\u201d, tha Amnesty International.<\/p>\n<p>Shumica e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje jan\u00eb gra, sipas autoriteteve.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga viti 2010 e deri m\u00eb tani af\u00ebr 60 gra jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Organizatat p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, n\u00eb disa raste, kan\u00eb faj\u00ebsuar autoritetet p\u00ebr d\u00ebshtim n\u00eb mbrojtjen e grave t\u00eb rrezikuara nga dhuna. N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, autor\u00eb t\u00eb vrasjeve kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebt, pastaj baballar\u00ebt dhe djemt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seksionin p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave dhe diskriminimin po ashtu p\u00ebrmendet edhe vendimi i Gjykat\u00ebs Supreme p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb fuqi e nj\u00eb udh\u00ebzim administrativ t\u00eb vitit 2014 q\u00eb ndalon veshjet fetare n\u00eb shkolla, q\u00eb sipas Amnesty International, \u201ckufizon qasjen e vajzave q\u00eb mbajn\u00eb shami n\u00eb edukim\u201d.<\/p>\n<p>Tetorin e vitit t\u00eb kaluar, Supremja hodhi posht\u00eb padin\u00eb e ngritur nga Rrjeti i Femrave p\u00ebr Zhvillim Profesional \u201cArrita\u201d, q\u00eb k\u00ebrkonte lejimin e bartjes s\u00eb shamis\u00eb islame. Ky rrjet kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shpallej i paligjsh\u00ebm nj\u00eb udh\u00ebzim i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, lidhur me rregullat e veshjes s\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkolla, duke argumentuar se ndalimi i shamis\u00eb cenon t\u00eb drejtat kushtetuese p\u00ebr lirin\u00eb e besimit.<\/p>\n<p>Si zhvillim pozitiv, Amnesty International vler\u00ebson vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb majit t\u00eb vitit 2025 q\u00eb shfuqizoi ligjin p\u00ebr t\u00eb zgjeruar fuqit\u00eb e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Mediave.<\/p>\n<p>\u201cOrganizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile e vler\u00ebsuan ligjin si jokushtetues, duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrc\u00ebnon lirin\u00eb e medias dhe pavar\u00ebsin\u00eb\u201d, u tha n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket mediave, Amnesty tha se Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb vitit 2025 \u2013 deri n\u00eb n\u00ebntor \u2013 raportoi p\u00ebr 63 raste t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe sulmeve ndaj gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb drejtat e komunitetit LGBTI+ dhe t\u00eb komuniteteve joshumic\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sikurse edhe n\u00eb raportin e kaluar, edhe n\u00eb raportin e ri, Amnesty International p\u00ebrmend mosmiratimin e nj\u00eb ligji q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte regjistrimin e bashk\u00ebsive civile mes personave t\u00eb gjinis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. N\u00eb raport u tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u201cnuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim\u201d dhe legjislacioni nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara gjat\u00eb kriz\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Organizata po ashtu p\u00ebrs\u00ebriti se p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit LBTI+ (lesbik\u00eb, gej, biseksual, transgjinor\u00eb, nd\u00ebrgjinor\u00eb, etj) ende nuk \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb strehimore e specializuar, ku do t\u00eb q\u00ebndronin an\u00ebtar\u00ebt e komunitetit q\u00eb p\u00ebrballen me dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb seksionin e t\u00eb drejtave p\u00ebr komunitetin rom dhe ashkali, Amnesty tha se familjet rome p\u00ebrballen me frik\u00eb nga d\u00ebbimi nga vendbanimet joformale, p\u00ebr shkak se nuk kan\u00eb dokumente zyrtare. Mungesa e dokumenteve, sipas raportit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kostos dhe pengesave burokratike.<\/p>\n<p>Po ashtu, p\u00ebrmendet rasti i futbollistit nga komunitetit ashkali, Belgin Jashari, 15 vje\u00e7, i cili u p\u00ebrball me dhun\u00eb fizike gjat\u00eb nj\u00eb ndeshjeje.<\/p>\n<p>\u201cAi m\u00eb pas tha se ishte p\u00ebrballur shpesh me ofendime raciste, drejt tij jan\u00eb hedhur shishe dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me dhun\u00eb gjat\u00eb ndeshjeve\u201d, duke shtuar se Policia e Kosov\u00ebs e arrestoi t\u00eb dyshuarin dhe ndaj tij \u00ebsht\u00eb ngritur akuz\u00eb p\u00ebr sulm.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebnimet p\u00ebr p\u00ebrdhunimet gjat\u00eb luft\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Raporti i organizat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, Amnesty International po ashtu adreson edhe \u00e7\u00ebshtjen e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs. K\u00ebtu p\u00ebrmendet rasti i Ramadan Nishorit, i cili n\u00eb prill t\u00eb vitit t\u00eb kaluar u b\u00eb burri i par\u00eb q\u00eb publikisht pranoi se \u00ebsht\u00eb i mbijetuar i dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs dhe foli publikisht p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket vepr\u00ebs penale t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs, raporti kujton se n\u00eb qershor, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb e d\u00ebnoi Zhivojin Neshiqin, ish-pjes\u00ebtar i policis\u00eb serbe dhe forcave ushtarake, me 15 vjet burgim p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb kryera m\u00eb 1999, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrdhunim.<\/p>\n<p>Amnesty International kujton po ashtu se n\u00eb korrik, n\u00eb nj\u00eb gjykim t\u00eb mbajtur n\u00eb munges\u00eb, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb e d\u00ebnoi Dragan Deniqin dhe Ivica Rajkoviqin me nga 15 vjet burgim p\u00ebr p\u00ebrdhunimin e nj\u00eb gruaje shqiptare gjat\u00eb luft\u00ebs m\u00eb 1998-1999.<\/p>\n<p>Raporti po ashtu p\u00ebrmend ngritjen e aktakuz\u00ebs n\u00eb gusht nga Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs ndaj 21 personave n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr d\u00ebbimin e 800.000 shqiptar\u00ebve civil\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr akuza p\u00ebr krime lufte, Amnesty p\u00ebrmend edhe proceset gjyq\u00ebsore q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs, me seli n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb maj, Qeveria [e Kosov\u00ebs] u patua q\u00eb t\u00eb pranonte pretendime p\u00ebr kompensim nga viktimat e ish-pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb u gjet\u00ebn fajtor\u00eb n\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb\u201d, u tha n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Ish-komandanti i U\u00c7K-s\u00eb, Sali Mustafa, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime lufte dhe gjykata ka urdh\u00ebruar q\u00eb ai t\u00eb paguaj\u00eb 207 mij\u00eb euro n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompensimit t\u00eb d\u00ebmeve p\u00ebr tet\u00eb viktimat n\u00eb procesin ndaj tij. Megjithat\u00eb, Mustafa ka deklaruar se nuk ka mjete q\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb zhd\u00ebmtimin.<\/p>\n<p>Amnesty po ashtu p\u00ebrmend edhe njoftimin nga Komisioni Qeveritar p\u00ebr Persona t\u00eb Zhdukur se n\u00eb mars t\u00eb vitit t\u00eb kaluar u identifikuan edhe 11 persona t\u00eb zhdukur, teksa shtoi se q\u00eb nga lufta jan\u00eb af\u00ebr 1.600 persona q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin vjetor vihet n\u00eb pah edhe kriza politike, pas zgjedhjeve t\u00eb shkurtit t\u00eb vitit 2025, kur deputet\u00ebt d\u00ebshtuan t\u00eb konstituonin Kuvendin dhe Kosova mbajti s\u00ebrish zgjedhje t\u00eb reja parlamentare m\u00eb 28 dhjetor. Po ashtu, theksohet se Kosova ka pranuar migrant\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar nga Shtetet e Bashkuara, teksa vendi ka njoftuar p\u00ebr negociata me Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb qendre p\u00ebr ndalimin e azilk\u00ebrkuesve, aplikimet e t\u00eb cil\u00ebve refuzohen nga Britania.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-1665","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1665","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1665"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1665\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1666,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1665\/revisions\/1666"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}