{"id":2561,"date":"2026-04-21T16:52:32","date_gmt":"2026-04-21T14:52:32","guid":{"rendered":"https:\/\/infoshqip.al\/?p=2561"},"modified":"2026-04-21T16:52:32","modified_gmt":"2026-04-21T14:52:32","slug":"kurti-u-gjen-vende-opozites-ne-kuvend-e-qeveri-per-ta-mbajtur-presidentin-per-vete-a-u-mbyll-perpjekja-per-zgjedhjen-e-kreut-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/infoshqip.al\/?p=2561","title":{"rendered":"Kurti u \u201cgjen vende\u201d opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend e Qeveri p\u00ebr ta mbajtur Presidentin p\u00ebr vete \u2013 a u mbyll p\u00ebrpjekja p\u00ebr zgjedhjen e kreut t\u00eb shtetit?"},"content":{"rendered":"<div><p><img loading=\"lazy\" width=\"652\" height=\"369\" src=\"https:\/\/ class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" decoding=\"async\" srcset=\"https:\/\/ 652w, https:\/\/ 530w, https:\/\/ 184w\" sizes=\"auto, (max-width: 652px) 100vw, 652px<\/p>\n<p><strong>T\u00eb mart\u00ebn e jav\u00ebs s\u00eb ardhshme p\u00ebrfundon afati p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri t\u00eb vendit. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, partit\u00eb politike ende s\u2019kan\u00eb arritur t\u00eb gjejn\u00eb konsensus mes vete p\u00ebr kryetarin e ri t\u00eb shtetit p\u00ebr pes\u00eb vitet e ardhshme. Madje, nga dita e djeshme, shpresat p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje jan\u00eb minimale. Kjo pasi q\u00eb, si Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, si Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, e konsideruan t\u00eb p\u00ebrfunduar \u2018\u2019diskutimet\u2019\u2019 p\u00ebr president nga ana e tyre, duke kritikuar Vet\u00ebvendosjen dhe liderin e saj, Albin Kurtin, p\u00ebr \u2018\u2019insistim\u2019\u2019 dhe \u2018\u2019pamund\u00ebsim\u2019\u2019 t\u00eb gjetjes s\u00eb nj\u00eb zgjidhjeje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb ai po aludon se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultateve t\u00eb zgjedhjeve VV\u2019s\u00eb i takon edhe zyra kryesore n\u00eb shtet, shkruan Gazeta Express.<\/strong><\/p> <p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme, skena vendore pa edhe nj\u00eb takim tjet\u00ebr mes Albin Kurtit dhe kryetarit t\u00eb LDK\u2019s\u00eb, Lumir Abidxhikut. Pas takimit mes k\u00ebtyre tyre, t\u00eb dy lider\u00ebt dol\u00ebn dhe dhan\u00eb deklarimet p\u00ebr media.<\/p> <p>Abdixhiku ishte ai q\u00eb e \u2018shpalli\u2019 t\u00eb p\u00ebrfunduar \u00e7\u00ebshtjen e presidentit p\u00ebr LDK\u2019n\u00eb, duke shtuar se kjo parti n\u00eb rrethanat aktuale \u2018\u2019nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u2019\u2019.<\/p> <p>\u201cNga ky moment LDK e konsideron t\u00eb p\u00ebrmbyllur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. U p\u00ebrpoq\u00ebm t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje p\u00ebr presidentin, nuk kam hapur diskutime tjera as p\u00ebr ekzekutiv, n\u00eb momentin q\u00eb do zgjidhnim \u00e7\u00ebshtjen e Presidentit, do t\u00eb trajtonim \u00e7\u00ebshtje tjera. Un\u00eb besoj q\u00eb me kaq n\u00eb k\u00ebto rrethana LDK nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. E l\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr partit\u00eb e tjera, kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr 53 dit\u00eb. U dakorduam q\u00eb t\u00eb mos takohemi m\u00eb\u201d, ka deklaruar ai dje.<\/p> <p>I pari i LDK\u2019s\u00eb, foli edhe p\u00ebr \u2018\u2019insistimin\u2019\u2019 e VV\u2019s\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se partia e Kurtit, p\u00ebrve\u00e7 emrit t\u00eb Glauk Konjufc\u00ebs, nuk ka diskutuar asnj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr. Abdixhiku, dje, tha edhe se, LDK nuk ka k\u00ebrkuar asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb pozit\u00eb, dhe se ata kan\u00eb pasur \u2018\u2019q\u00ebndrime parimore\u2019\u2019, p\u00ebrcjell Gazeta Express.<\/p> <p>\u201cMe LDK-n\u00eb, Vet\u00ebvendosja nuk ka diskutuar as edhe nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Glauk Konjufc\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb kemi pasur q\u00ebndrim, jo p\u00ebr personin, por p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit partiak q\u00eb mban, q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb president i Kosov\u00ebs. Kjo ka qen\u00eb arsyeja pse shkuam n\u00eb interpretimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pra pse e humb\u00ebm afatin, na u shtuan edhe 44 dit\u00eb. Dhe jemi prap\u00eb n\u00eb pozicionin e nj\u00ebjt\u00eb si para vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Por un\u00eb u p\u00ebrpoqa, u p\u00ebrpoqa t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje p\u00ebr presidentin e Kosov\u00ebs. Un\u00eb nuk kam hapur diskutime t\u00eb tjera. S\u2019kam hapur diskutime as p\u00ebr ekzekutiv, as p\u00ebr kryetar kuvendi, sepse \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr presidentin. Momentin q\u00eb kishim trajtuar \u00e7\u00ebshtjen e presidentit, do t\u00eb mund t\u00eb trajtonim edhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera. Dhe nuk kemi k\u00ebrkuar asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb pozicion p\u00ebr LDK-n\u00eb, aq m\u00eb pak p\u00ebr mua. Dometh\u00ebn\u00eb kemi pasur q\u00ebndrime parimore. M\u00eb pas, po t\u00eb ishim pajtuar p\u00ebr propozime parimore, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishim hapur faz\u00ebn e diskutimeve t\u00eb tjera\u201d, shtoi ai.<\/p> <p>Q\u00eb LDK\u2019ja s\u2019ka k\u00ebrkuar asnj\u00ebher\u00eb pozit\u00ebn e presidentit, e konfirmoi edhe Kurti. Ai pas takimit me Abdixhikun, tha se, s\u2019ia ka ofruar k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb LDK\u2019s\u00eb, pasi q\u00eb vet\u00eb kjo parti nuk e ka k\u00ebrkuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p> <p>\u201cVet\u00eb LDK nuk ka konsideruar q\u00eb asaj i takon pozita\u00a0 e Presidentit dhe nuk e ka k\u00ebrkuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Un\u00eb nuk mund t\u00eb ofroj \u00e7ka nuk k\u00ebrkohet, Ekzistojn\u00eb disa rregulla elementare n\u00eb bisedime, LDK me 15 deputet\u00eb nuk beson q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pozit\u00ebn e Presidentit\u201d, tha kryeministri.<\/p> <p>Porse, kryeministri konfirmoi se LDK\u2019s\u00eb i ka ofruar pozita t\u00eb tjera n\u00eb qeveri. Pasi konstatoi se bisedimet ishin t\u00eb pasuksesshme, Kurti b\u00ebri t\u00eb ditur se LDK\u2019s\u00eb, i ka ofruar kat\u00ebr ministri dhe, z\u00ebvend\u00ebskryeministrin.<\/p> <p>\u201cM\u00eb duhet t\u00eb konstantoj se bisedimet rezultuan ta pasuksesshme sepse asnj\u00ebra nga ofertat nuk u pranua nga kreu i LDK-s\u00eb. Fillimisht ne ofruam q\u00eb LDK me bashk\u00ebqeverisje ta ket\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministrin, Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe tri ministri tjera. Kam k\u00ebrkuar q\u00eb Abdixhiku t\u00eb jet\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministri im\u201d, tha dje Kurti.<\/p> <p>Madje, deklaroi Kurti, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre pozitave, LDK\u2019s\u00eb i kan\u00eb ofruar edhe at\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb Kuvendit.<\/p> <p>\u201cPropozuam q\u00eb pozita e kryetari t\u00eb Kuvendit t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb rokad\u00eb. Ose n\u00ebnkryetari i LDK-s\u00eb ose dikush tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00eb kryetar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Albulena Haxhiu do t\u00eb b\u00ebhej n\u00ebnkryetare e Kuvendit, aty ku tash \u00ebsht\u00eb Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs. Nuk kemi se \u00e7far\u00eb oferta t\u00eb tjera t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb, e as \u00eb u k\u00ebrkua di\u00e7ka tjet\u00ebr nga ne\u201d, tha dje kryeministri.<\/p> <p>Kurti, dje njoftoi edhe se, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduar takimin me Abdixhikun, ai i \u00ebsht\u00eb drejtuar me nj\u00eb mesazh edhe kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p> <p>\u201cPosa p\u00ebrfundova k\u00ebt\u00eb takim, i d\u00ebrgova nj\u00eb mesazh kryetarit t\u00eb PDK-s\u00eb, Bedri Hamza dhe i thash t\u00eb shohim \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb ecim p\u00ebrpara. Por, oferta q\u00eb u refuzua nga LDK ka qen\u00eb eksluzive p\u00ebr LDK-n\u00eb\u201d, deklaroi dje Kurti.<\/p> <p>Porse, edhe nga kjo parti, u tha se, konsiderojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur kontributin i PDK\u2019s\u00eb\u00a0 p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, duke th\u00ebn\u00eb se, zgjedhja e presidentit po pamund\u00ebsohet nga mungesa e vullnetit dhe seriozitetit nga ana e VV\u2019s\u00eb.<\/p> <p>\u2018\u2019Sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Presidentit, K\u00ebshilli Drejtues vler\u00ebson se PDK ka d\u00ebshmuar gatishm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri dhe n\u00eb zhbllokimin e situat\u00ebs, duke mb\u00ebshtetur mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kandidati konsensual, pa asnj\u00eb kusht\u00ebzim apo k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb bashk\u00ebqeverisje. Megjithat\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj qasjeje konstruktive, mungesa e vullnetit politik dhe seriozitetit institucional nga ana e pushtetit aktual po e pamund\u00ebson p\u00ebrs\u00ebri zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri. Rrjedhimisht, PDK e konsideron kontributin e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrmbyllur\u2019\u2019, u tha dje nga PDK\u2019ja.<\/p> <p>Ndryshe, deri m\u00eb tani jan\u00eb dy kandidat\u00eb p\u00ebr president t\u00eb ri t\u00eb vendit, t\u00eb dy, t\u00eb propozuar nga VV\u2019ja. Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Koll\u00e7akut, jan\u00eb dy t\u00eb propozuar e partis\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr postin e shefit t\u00eb shtetit. Kurse, ky proces duhet t\u00eb marr epilog deri t\u00eb mart\u00ebn e jav\u00ebs s\u00eb ardhshme, ose, sipas aktgjykimit kushtetues, vendi shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja. \/<strong>GazetaExpress<\/strong><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-2561","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2561","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2561"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2561\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2563,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2561\/revisions\/2563"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2561"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2561"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2561"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}