{"id":2595,"date":"2026-04-21T17:17:14","date_gmt":"2026-04-21T15:17:14","guid":{"rendered":"https:\/\/infoshqip.al\/?p=2595"},"modified":"2026-04-21T17:17:15","modified_gmt":"2026-04-21T15:17:15","slug":"presidence-ceremoniale-por-beteje-e-forte-per-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/infoshqip.al\/?p=2595","title":{"rendered":"Presidenc\u00eb ceremoniale, por betej\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb"},"content":{"rendered":"<div><p><img width=\"949\" height=\"494\" src=\"https:\/\/ class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" decoding=\"async\" loading=\"lazy\" srcset=\"https:\/\/ 949w, https:\/\/ 576w, https:\/\/ 768w, https:\/\/ 184w\" sizes=\"auto, (max-width: 949px) 100vw, 949px<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur Kosova p\u00ebrballet me sfida t\u00eb shumta politike dhe institucionale, gara p\u00ebr postin e presidentit ka rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes p\u00ebrplasjet mes tri forcave kryesore politike.<\/p> <p>Vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb para skadimit t\u00eb afatit kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e kreut t\u00eb shtetit, vendi mbetet pa nj\u00eb marr\u00ebveshje, duke reflektuar jo vet\u00ebm munges\u00eb kompromisi, por edhe nj\u00eb luft\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr ndikim politik.<\/p> <p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV), si partia n\u00eb pushtet, dhe dy subjektet kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK), vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pozicione t\u00eb kund\u00ebrta lidhur me k\u00ebt\u00eb proces.<\/p> <p>Afati kushtetues skadon m\u00eb 28 prill, por deri tani nuk ka asnj\u00eb sinjal p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme.<\/p> <p>Nj\u00eb betej\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr elektoratin sesa p\u00ebr Presidenc\u00ebn?<br>V\u00ebzhguesit e zhvillimeve politike vler\u00ebsojn\u00eb se, p\u00ebrtej deklarimeve publike, gara p\u00ebr Presidenc\u00ebn e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb instrument p\u00ebr p\u00ebrfitime elektorale.<\/p> <p>Politologu Drit\u00ebro Arifi thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se cilado parti q\u00eb do t\u00eb arrinte ta siguronte k\u00ebt\u00eb post p\u00ebrmes nj\u00eb marr\u00ebveshjeje, do ta paraqiste at\u00eb si nj\u00eb fitore t\u00eb madhe para elektoratit t\u00eb saj.<\/p> <p>\u201cPartit\u00eb po synojn\u00eb q\u00eb ta tregojn\u00eb k\u00ebt\u00eb si fitore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, absolutisht \u00ebsht\u00eb Vet\u00ebvendosje ajo. Por, edhe dy partit\u00eb tjera opozitare (PDK dhe LDK) si nj\u00eb gjysm\u00ebfitore, pavar\u00ebsisht rezultatit t\u00eb zgjedhjeve\u201d, vler\u00ebson ai.<\/p> <p>Rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb 28 dhjetorit 2025 e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar: LVV-ja ka siguruar mbi 51 p\u00ebr qind t\u00eb votave dhe 57 deputet\u00eb n\u00eb Kuvend, PDK-ja 20.2 p\u00ebr qind dhe 22 deputet\u00eb, nd\u00ebrsa LDK-ja 13.2 p\u00ebr qind dhe 15 deputet\u00eb.<\/p> <p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se asnj\u00ebra nuk i ka votat e mjaftueshme p\u00ebr zgjedhjen e presidentit pa bashk\u00ebpunim nd\u00ebrpartiak.<\/p> <p>Sipas Kushtetut\u00ebs, zgjedhja e presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs b\u00ebhet me 80 vota.<\/p> <p>N\u00ebse asnj\u00ebri prej kandidat\u00ebve nuk i merr votat e nevojshme n\u00eb dy rundet e para, at\u00ebher\u00eb organizohet rundi i tret\u00eb. E, q\u00eb ky rund t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm, n\u00eb votim duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb s\u00eb paku 80 deputet\u00eb, dhe kandidati q\u00eb merr s\u00eb paku 60 vota, zgjidhet president.<\/p> <p>N\u00eb rast t\u00eb d\u00ebshtimit, vendi shkon n\u00eb zgjedhje.<\/p> <p><strong>\u00c7far\u00eb propozuan partit\u00eb?<\/strong><\/p> <p>Deri m\u00eb tani, LVV-ja ka propozuar dy emra p\u00ebr president: Glauk Konjufc\u00ebn dhe Fatmire Koll\u00e7akun.<\/p> <p>Por, refuzimi i opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar kuorumin e nevojsh\u00ebm e ka detyruar kryeministrin Albin Kurti, nj\u00ebher\u00ebsh kryetar i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, t\u00eb zhvilloj\u00eb takime me lider\u00ebt e PDK-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb.<\/p> <p>PDK-ja ka k\u00ebrkuar q\u00eb ajo t\u00eb propozoj\u00eb kandidatin p\u00ebr president, por \u00ebsht\u00eb kritikuar nga LVV-ja p\u00ebr munges\u00eb transparence mbi emrat konkret\u00eb.<\/p> <p>LDK-ja ka kund\u00ebrshtuar iden\u00eb q\u00eb nj\u00eb parti, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, t\u2019i kontrolloj\u00eb t\u00eb tria institucionet kryesore t\u00eb shtetit: Qeverin\u00eb, Kuvendin, Presidenc\u00ebn.<\/p> <p>K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, kreu i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, e p\u00ebrs\u00ebriti edhe pas takimit t\u00eb fundit q\u00eb zhvilloi me Kurtin, m\u00eb 20 prill.<\/p> <p>Kurti tha se i ka ofruar LDK-s\u00eb pjes\u00ebmarrje n\u00eb Qeveri ose postin e kryeparlamentarit &#8211; ofert\u00eb q\u00eb, sipas tij, u refuzua.<\/p> <p>Nj\u00eb ofert\u00eb e ngjashme iu b\u00eb edhe PDK-s\u00eb, por lideri i saj, Bedri Hamza, e cil\u00ebsoi at\u00eb si joserioze, duke theksuar se nuk kishte pasur ftes\u00eb zyrtare p\u00ebr takim.<\/p> <p>Kurti p\u00ebrs\u00ebriti m\u00eb 21 prill se oferta q\u00eb u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dy partive \u00ebsht\u00eb \u201cshum\u00eb gjeneroze\u201d, por, sipas tij, ato nuk jan\u00eb t\u00eb interesuara q\u00eb ta zhbllokojn\u00eb procesin.<\/p> <p>\u201cUn\u00eb nuk po them q\u00eb opozita \u00ebsht\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebrkundrazi, kam b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb gjeneroze. Kryetari i LDK-s\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, z\u00ebvend\u00ebsi im, dhe p\u00ebrve\u00e7se z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb jet\u00eb edhe minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, pra t\u2019i ken\u00eb kat\u00ebr ministri edhe t\u00eb jet\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr\u201d, tha mes tjerash Kurti.<\/p> <p>T\u00eb dyja partit\u00eb opozitare tashm\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se nuk do t\u00eb vazhdojn\u00eb m\u00eb bisedimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p> <p>Radio Evropa e Lir\u00eb b\u00ebri p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kontaktuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb tria partive, por nuk mori p\u00ebrgjigje prej asnj\u00ebrit.<\/p> <p><strong>Strategji politike dhe munges\u00eb sinqeriteti<\/strong><\/p> <p>Analisti Artan Muhaxhiri e sheh k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb loj\u00eb strategjike sesa si p\u00ebrpjekje t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur presidentin.<\/p> <p>Sipas tij, LVV-ja nuk ka dh\u00ebn\u00eb sinjale p\u00ebr kompromis, nd\u00ebrsa opozita \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim.<\/p> <p>\u201cN\u00eb realitet, \u2018beteja p\u00ebr Presidenc\u00ebn\u2019 nuk ka qen\u00eb krejt\u00ebsisht e till\u00eb&#8230; t\u00eb dyja pal\u00ebt jan\u00eb fokusuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje edhe p\u00ebr q\u00ebllime tjera nga ato t\u00eb proklamuarat. Kryeministri Kurti e ka shfryt\u00ebzuar si nj\u00eb mjet p\u00ebr faj\u00ebsimin e opozit\u00ebs dhe p\u00ebr p\u00ebrfitime populiste, nd\u00ebrsa opozita e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb ekspozuar tendencat e tij maksimaliste\u201d, vler\u00ebson Muhaxhiri p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p> <p>Ai, gjithashtu, thekson se partit\u00eb opozitare kan\u00eb synuar ta paraqesin kryeministrin si t\u00eb p<\/p> <p>aaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar bashk\u00ebpunime politike, edhe pse ka nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb elektorale.<\/p> <p>Presidenca si mjet balancimi apo dominimi politik?<br>Posti i presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs konsiderohet kryesisht ceremonial, por i ka disa fuqi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb garantohen nga Kushtetua.<\/p> <p>Presidenti bashk\u00ebdrejton politik\u00ebn e jashtme, n\u00ebnshkruan marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, em\u00ebron ambasador\u00eb dhe funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, kryeson K\u00ebshillin e Siguris\u00eb dhe ka rol n\u00eb procesin legjislativ.<\/p> <p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kontrolli mbi k\u00ebt\u00eb post ka r\u00ebnd\u00ebsi strategjike.<\/p> <p>Sipas Arifit, n\u00ebse LVV-ja do ta siguronte Presidenc\u00ebn, kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte nj\u00eb dominim pothuajse t\u00eb plot\u00eb institucional.<\/p> <p>\u201c\u2026 e n\u00ebse partit\u00eb e tjera do ta merrnin k\u00ebt\u00eb post, ato do t\u00eb p\u00ebrpiqeshin q\u00eb p\u00ebrmes presidentit t\u00eb krijonin mekanizma balancues ndaj pushtetit t\u00eb shumic\u00ebs, ose t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb pozicion q\u00eb do t\u00eb sillte m\u00eb shum\u00eb fleksibilitet n\u00eb politik\u00ebn e vendit\u201d, thot\u00eb ai.<\/p> <p>Vler\u00ebsim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ndan edhe Muhaxhiri, duke theksuar se q\u00ebllimi i LVV-s\u00eb \u00ebsht\u00eb konsolidimi i pushtetit, nd\u00ebrsa opozita synon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrpesh\u00eb.<\/p> <p>Megjithat\u00eb, ai shton se \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr nj\u00eb balanc\u00eb t\u00eb till\u00eb mbetet e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u realizuar n\u00eb kushtet aktuale politike.<\/p> <p>\u201cOpozita mund ta ket\u00eb pasur si plan krijimin e nj\u00eb lloj balancimi t\u00eb pushteteve. Por, n\u00eb thelb, edhe n\u00ebse nj\u00eb skenar i till\u00eb ka ekzistuar, ai ka qen\u00eb jorealist, sepse me kryeministrin Kurti, nj\u00eb qasje e till\u00eb, n\u00eb k\u00ebto rrethana, \u00ebsht\u00eb e pamundur\u201d, thot\u00eb Muhaxhiri.<\/p> <p><strong>Drejt nj\u00eb tjet\u00ebr cikli zgjedhor?<\/strong><\/p> <p>Bllokada p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb vendit, aktualisht, duket pothuajse e pazgjidhshme.<\/p> <p>Sipas Muhaxhirit, mungesa e vullnetit politik dhe paaft\u00ebsia e partive p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb kompromis racional po e shtyjn\u00eb vendin drejt zgjedhjeve t\u00eb reja parlamentare.<\/p> <p>\u201c\u00cbsht\u00eb kristal e qart\u00eb &#8211; nuk ka opsion tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 zgjedhjeve parlamentare. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb trazirash t\u00eb m\u00ebdha gjeopolitike, me paqart\u00ebsi t\u00eb thella dhe rirreshtime globale, kjo situat\u00eb reflekton nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb bizare t\u00eb politikan\u00ebve tan\u00eb\u201d, thot\u00eb Muhaxhiri.<\/p> <p>Por, as ky skenar nuk garanton zgjidhje.<\/p> <p>Arifi shpreh skepticiz\u00ebm se zgjedhjet e parakohshme mund t\u00eb prodhojn\u00eb stabilitet politik dhe institucional.<\/p> <p>\u201cFrika ime \u00ebsht\u00eb se edhe n\u00ebse shkohet n\u00eb zgjedhje, nuk do t\u00eb ket\u00eb zgjidhje afatgjate. \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse rezultatet dalin p\u00ebraf\u00ebrsisht t\u00eb nj\u00ebjta dhe s\u00ebrish nuk arrihet marr\u00ebveshje p\u00ebr presidentin? At\u00ebher\u00eb rrezikojm\u00eb t\u00eb mos kemi as Qeveri legjitime dhe as Parlament funksional edhe gjat\u00eb k\u00ebtij viti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mund t\u00eb humbas\u00eb edhe viti 2026, nj\u00ebsoj si viti 2025\u201d, vler\u00ebson Arifi.<\/p> <p>K\u00ebto paralajm\u00ebrime mb\u00ebshteten n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e fundit politike t\u00eb vendit.<\/p> <p>Gjat\u00eb vitit 2025, Kosova mbajti dy pal\u00eb zgjedhje parlamentare. N\u00eb zgjedhjet e rregullta t\u00eb 9 shkurtit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje doli e para me mbi 41 p\u00ebr qind t\u00eb votave, por d\u00ebshtoi t\u2019i konsolidonte institucionet.<\/p> <p>Kjo situat\u00eb, pastaj, e \u00e7oi vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme m\u00eb 28 dhjetor.<\/p> <p><strong>Situata institucionale<\/strong><\/p> <p>Mandati i presidentes s\u00eb deritanishme, Vjosa Osmani, p\u00ebrfundoi m\u00eb 4 prill.<\/p> <p>N\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, detyr\u00ebn e ushtrueses s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentes e mori kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.<\/p> <p>Nj\u00eb muaj m\u00eb her\u00ebt, m\u00eb 5 mars, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje propozoi dy kandidat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post &#8211; Glauk Konjufc\u00ebn dhe Fatmire Koll\u00e7akun.<\/p> <p>Megjithat\u00eb, procesi i zgjedhjes nuk u p\u00ebrmbyll, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kuorumit n\u00eb Kuvend.<\/p> <p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, Osmani nxori dekret p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit, por Gjykata Kushtetuese e rr\u00ebzoi at\u00eb, duke e cil\u00ebsuar pa efekt juridik dhe duke i dh\u00ebn\u00eb Kuvendit afat deri m\u00eb 28 prill p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri.\/REL\/<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-2595","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2595"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2595\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2597,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2595\/revisions\/2597"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}