{"id":3392,"date":"2026-04-22T13:22:18","date_gmt":"2026-04-22T11:22:18","guid":{"rendered":"https:\/\/infoshqip.al\/?p=3392"},"modified":"2026-04-22T13:22:18","modified_gmt":"2026-04-22T11:22:18","slug":"rasti-ndaj-ish-krereve-te-uckse-pas-vdekjes-se-nje-viktime-dy-te-aferm-te-tij-vazhdojne-proceduren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/infoshqip.al\/?p=3392","title":{"rendered":"Rasti ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K\u2019s\u00eb: Pas vdekjes s\u00eb nj\u00eb viktime, dy t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij vazhdojn\u00eb procedur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<div><p><img loading=\"lazy\" width=\"1023\" height=\"575\" src=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Gjykata-Speciale.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" decoding=\"async\" loading=\"lazy\" srcset=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Gjykata-Speciale.jpg 1023w, https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Gjykata-Speciale-534x300.jpg 534w, https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Gjykata-Speciale-1000x562.jpg 1000w, https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Gjykata-Speciale-768x432.jpg 768w, https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Gjykata-Speciale-184x103.jpg 184w\" sizes=\"auto, (max-width: 1023px) 100vw, 1023px\"><\/p>\n<p>N\u00eb rastin gjyq\u00ebsor p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit me t\u00eb akuzuar Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, nj\u00eb viktim\u00eb ka vdekur.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo viktim\u00eb ishte pranuar n\u00eb k\u00ebto procedura me 12 dhjetor 2022, nd\u00ebrsa p\u00ebr vdekjen e saj, trupi gjykues u njoftua nga mbrojt\u00ebsi i viktimave me 4 mars 2026.<\/p>\n\n\n\n<p>Rrjedhimisht, mbrojt\u00ebsi i viktimave ka k\u00ebrkuar nga trupi gjykues q\u00eb dy t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb k\u00ebsaj viktime t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb procedurat q\u00eb i ka nisur viktima e cila ka nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Vec k\u00ebsaj, vlen t\u00eb theksohet se kjo viktim\u00eb e kishte statusin e dyfisht\u00eb edhe si d\u00ebshmitar.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit q\u00eb do \u00eb vazhdojn\u00eb procedurat, u mor vendim q\u00eb emri i tyre mos t\u00eb b\u00ebhet i ditur as p\u00ebr pal\u00ebt dhe as p\u00ebr publikun.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMIRATON K\u00ebrkes\u00ebn dhe lejon q\u00eb T\u00eb Af\u00ebrmit t\u00eb vazhdojn\u00eb veprimin e V072\/06 si viktima pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb; b) URDH\u00cbRON q\u00eb masat mbrojt\u00ebse t\u00eb anonimitetit t\u2019u jepen T\u00eb Af\u00ebrmve p\u00ebr q\u00ebllimet e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb tyre si viktima n\u00eb procedur\u00eb; c) URDH\u00cbRON q\u00eb emrat dhe t\u00eb dh\u00ebnat identifikuese t\u00eb T\u00eb Af\u00ebrmve t\u00eb mbahen t\u00eb fshehta nga Pal\u00ebt dhe publiku; dhe d) URDH\u00cbRON q\u00eb: (i) pseudonimi V072A\/06 t\u2019i caktohet [REDACTED] t\u00eb V072\/06; dhe (ii) pseudonimi V072B\/06 t\u2019i caktohet [REDACTED] t\u00eb V072\/06 p\u00ebr q\u00ebllimet e k\u00ebsaj procedure\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb vendim thuhet se kjo viktim\u00eb kishte vdekur para se trupi gjykues ta mbyllte \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gjyq\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshe, fjala p\u00ebrmbyll\u00ebse e Prokuroris\u00eb filloi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e 9 shkurtit 2026, dhe p\u00ebrfundoi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 10 shkurt, ku kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, k\u00ebrkoi d\u00ebnim unik me nga 45 vjet burgim p\u00ebr secilin nga kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit. Po m\u00eb 10 shkurt u dha fjala p\u00ebrfundimtare edhe nga mbrojt\u00ebsi i viktimave, Simon Laws.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, m\u00eb 11 shkurt 2026, dha fjal\u00ebn e tij p\u00ebrfundimtare mbrojtja e Hashim Tha\u00e7it dhe e filloi mbrojtja e Veselit, e vazhdoi edhe m\u00eb 12 shkurt. Po at\u00eb dit\u00eb e nisi fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare mbrojtja e Selimit dhe e p\u00ebrfundoi me 13 shkurt, dat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas i nisi deklarimet mbrojtja e Krasniqit. Kjo e fundit p\u00ebrfundoi deklaratat p\u00ebrmbyll\u00ebse m\u00eb 16 shkurt, seanc\u00eb e cila vazhdoi me pyetjet e trupit gjykues dhe p\u00ebrgjigjet e mbrojtjes dhe Prokuroris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa, me 18 shkurt dhan\u00eb fjal\u00ebn e tyre t\u00eb akuzuarit. Hashim Thaci tha se i vetmi pushtet q\u00eb kishte ishte ai i z\u00ebrit t\u00eb tij dhe se U\u00c7K-ja nuk ishte shteti, ishte organizim popullor p\u00ebr mbrojtje nga agresori. Kurse, Kadri Veseli tha se nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb tregon se ai ka kryer krim dhe se e ka nd\u00ebrgjegjen e past\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Rexhep Selimi tha se akuzat ndaj tyre jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pabazuara dhe t\u00eb padrejta si dhe jan\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb njollosur luft\u00ebn e tyre. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ai tha se shpreson q\u00eb drejt\u00ebsia do i kthej n\u00eb atdhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Kurse, Jakup Krasniqi u shpreh se i \u00ebsht\u00eb mohuar e drejta p\u00ebr liri si nj\u00eb nj\u00ebri n\u00eb faz\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs. Ai shtoi se ka kaluar rreth 16 vjet burg vet\u00ebm se luftoi p\u00ebr popullin e tij. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, Krasniqi tha se \u201cn\u00ebse dashuria p\u00ebr liri gjykohet si krim, at\u00ebher\u00eb vet\u00eb historia do t\u00eb d\u00ebnohet\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshe, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, m\u00eb 30 shtator 2022 ka dor\u00ebzuar aktakuz\u00ebn e konfirmuar t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga dhjet\u00eb pika me akuza, ku k\u00ebta t\u00eb fundit ngarkohen p\u00ebr krime lufte e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer krime lufte edhe n\u00eb Gjilan, Budakov\u00eb e Semetisht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 9 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, n\u00eb paraqitjet e tyre t\u00eb para, Jakup Krasniqi e Hashim Tha\u00e7i jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat q\u00eb u vihen n\u00eb barr\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe Veseli n\u00eb paraqitjen e tij m\u00eb 10 n\u00ebntor, sikurse edhe Rexhep Selimi m\u00eb 11 n\u00ebntor.<\/p>\n\n\n\n<p>Aktakuza ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit \u00ebsht\u00eb konfirmuar m\u00eb 26 tetor 2020.\/Betimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/rasti-ndaj-ish-krereve-te-uckse-pas-vdekjes-se-nje-viktime-dy-te-aferm-te-tij-vazhdojne-proceduren\/\">Rasti ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K\u2019s\u00eb: Pas vdekjes s\u00eb nj\u00eb viktime, dy t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij vazhdojn\u00eb procedur\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/\">Gazeta Express<\/a>.<\/p><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb rastin gjyq\u00ebsor p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit me t\u00eb akuzuar Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, nj\u00eb viktim\u00eb ka vdekur. Kjo viktim\u00eb ishte pranuar n\u00eb k\u00ebto procedura me 12 dhjetor 2022, nd\u00ebrsa p\u00ebr vdekjen e saj, trupi gjykues u njoftua nga mbrojt\u00ebsi i viktimave me 4 mars 2026. Rrjedhimisht, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-3392","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3392","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3392"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3392\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3392"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3392"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3392"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}