{"id":3499,"date":"2026-04-22T15:46:53","date_gmt":"2026-04-22T13:46:53","guid":{"rendered":"https:\/\/infoshqip.al\/?p=3499"},"modified":"2026-04-22T15:46:53","modified_gmt":"2026-04-22T13:46:53","slug":"shqiperia-ska-me-shpirt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/infoshqip.al\/?p=3499","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria s\u2019ka m\u00eb shpirt?!"},"content":{"rendered":"<div><p><img loading=\"lazy\" width=\"800\" height=\"439\" src=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/ben-andoni.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" decoding=\"async\" loading=\"lazy\" srcset=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/ben-andoni.jpg 800w, https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/ben-andoni-547x300.jpg 547w, https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/ben-andoni-768x421.jpg 768w, https:\/\/www.gazetaexpress.com\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/ben-andoni-184x101.jpg 184w\" sizes=\"auto, (max-width: 800px) 100vw, 800px\"><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Ben Andoni<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Partis\u00eb Demokratike, kur nis periudhat e gjata t\u00eb pushimeve ose pauzave, i k\u00ebrkojn\u00eb protesta. Por kur realizohen k\u00ebto t\u00eb fundit, s\u00ebrish e kritikojn\u00eb p\u00ebr masivitetin, iden\u00eb dhe performanc\u00ebn! Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb m\u00eb komode. Nuk ka pse t\u00eb protestoj\u00eb, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull. Vet\u00eb partia ka marr\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb detashmenti, ku n\u00ebse ngre z\u00ebrin pak m\u00eb shum\u00eb sesa duhet, e gjen veten jasht\u00eb. Ose m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh brenda dhe t\u00eb kthehesh n\u00eb ingranazh, pjes\u00eb e nj\u00eb mekanizmi q\u00eb Charlie Chaplin e p\u00ebrjet\u00ebsoi tek skena e fabrik\u00ebs n\u00eb \u201cModern Times\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrpjekjet eliptike t\u00eb ish-ministres s\u00eb Jashtme, Spiropali, provuar sistematikisht dhe jo me gjuh\u00eb t\u00eb drunjt\u00eb edhe nga paraardh\u00ebsi i saj Ditmir Bushati (t\u00eb dy pas shkarkimeve) kan\u00eb treguar jo thjesht munges\u00ebn e shpirtit n\u00eb modernitetin ton\u00eb politik, por nivelin e sot\u00ebm n\u00eb demokracin\u00eb e brendshme t\u00eb PSs\u00eb. \u00cbsht\u00eb pak e udh\u00ebs t\u00eb futemi n\u00eb nj\u00eb shqyrtim apo konfondim t\u00eb termave frym\u00eb dhe shpirt me nj\u00eb trajtes\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Bibla na e p\u00ebrmbledh k\u00ebt\u00eb n\u00eb unitetin e tri kategorive: \u201cDhe vet\u00eb Per\u00ebndia e paqes u shenjt\u00ebroft\u00eb juve t\u00ebr\u00ebsisht dhe t\u00ebr\u00eb qenien tuaj: Frym\u00ebn, shpirtin dhe trupin. Lutem q\u00eb t\u2019i ruani t\u00eb panjollosura gjer n\u00eb ardhjen e dyt\u00eb t\u00eb Zotit ton\u00eb Jezu Krisht\u201d (1 Thesalonikasve: 5:23). Sh\u00ebn Pavli i referon t\u00eb tri elementet q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb individin, ku njeriu mbetet nj\u00eb unitet i shkrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe jo nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi q\u00eb p\u00ebrmbledh pjes\u00eb t\u00eb ndara.<\/p>\n\n\n\n<p>Trajtesa jon\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr fenomenet n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb laike, ku shpirti ka humbur nga \u00e7do gj\u00eb dhe jemi n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb ndryshimit t\u00eb shum\u00ebpranuar. Gandi, luft\u00ebtari paq\u00ebsor i skamnor\u00ebve, e k\u00ebrkonte k\u00ebt\u00eb nga vet\u00eb qenia: \u201cShpirti i demokracis\u00eb nuk mund t\u00eb mbivendoset nga jasht\u00eb. Duhet t\u00eb vij\u00eb nga brenda\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot kjo mungon n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb. Ca m\u00eb shum\u00eb te politika, pasi \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb maxhoranca e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga PS-ja t\u00eb ngrej\u00eb dhe t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb frym\u00eb ndryshimi. P\u00ebrbuzja, makut\u00ebria, korrupsioni i pamat\u00eb, shtuar me faktin q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e individ\u00ebve t\u00eb saj kan\u00eb humbur lidhjen me njer\u00ebzit e thjesht\u00eb e b\u00ebjn\u00eb nocionin e empatis\u00eb t\u00eb jet\u00eb thjesht abstrakt. Kjo e fundit ka shtegtuar prej koh\u00ebsh nga socialist\u00ebt n\u00ebse nuk je n\u00eb shpur\u00ebn e tyre. M\u00eb keq e ka PD-ja, sepse qoft\u00eb fryma dhe shpirti nuk po e gjejn\u00eb dot veten mes tyre. E para, fryma, t\u2019i jap\u00eb jet\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u2019u fuqizuar kjo forc\u00eb opozitare dhe, e dyta, ngritja e shpirtit q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb PD-ja p\u00ebr ndryshimin e ardhsh\u00ebm. Ndaj sloganet e tyre po b\u00ebhen qesharake dhe pak bajate. Mes tyre: \u201cFundi i Ram\u00ebs n\u00eb aksh or\u00eb, dit\u00eb, jav\u00eb\u2026 \u2019Kilometri i fundit\u2019 (!!)\u201d. K\u00ebt\u00eb vuan ky formacion p\u00ebr t\u00eb cilin shqiptar\u00ebt dikur i jepnin me zem\u00ebr atributet e s\u00eb res\u00eb dhe ndryshimit dhe, k\u00ebt\u00eb e shikon me keqardhje te protestat e tyre, ku njer\u00ebzit shmangen dhe vazhdojn\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb. Trupa e PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt pa frym\u00eb ndryshimi, nd\u00ebrsa shpirti q\u00eb duan t\u2019i japin nga lart nuk mjafton p\u00ebr asgj\u00eb. \u00cbsht\u00eb amorf, ashtu si vet\u00eb retorika bajate q\u00eb njer\u00ebzit e shohin, n\u00eb vend t\u2019ua kumtosh. Ky \u00ebsht\u00eb ekuacioni ekzistencial q\u00eb duhet t\u2019i japin p\u00ebrgjigje strukturat e tyre dhe q\u00eb prej vitesh pret n\u00eb komodinat e zyrave boshe t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka gjithsesi nj\u00eb ngush\u00ebllim dhe kjo lidhet me antropologjin\u00eb politike t\u00eb vendit. Kjo munges\u00eb konsiderohet si nj\u00eb s\u00ebmundje e kahershme e shqiptar\u00ebve, at\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb krijuan dhe e kultivuan rrym\u00ebn ideologjike e neoshqiptarizm\u00ebs, ua d\u00ebshmonin atyre pak shqiptar\u00ebve t\u00eb viteve \u201930 q\u00eb arrinin t\u00eb lexonin dhe t\u00eb kuptonin. Mes tyre, i pafati Vangjel Ko\u00e7a (do p\u00ebrfundonte shum\u00eb keq m\u00eb 1943 pasi u mbyt bashk\u00eb me anijen q\u00eb po e p\u00ebrcillte n\u00eb Itali) k\u00ebmb\u00ebngulte se shpirtin nj\u00eb kombi ia jep vet\u00ebm Elita e Kombit. E parashtroi tek \u201cMinerva\u201d me nj\u00eb artikull q\u00eb e argumenton me rastin e nj\u00eb personazhi t\u00eb Anatole France, i cili shprehet me idet\u00eb e shkrimtarit: \u201cNj\u00eb qytet i t\u00ebr\u00eb, nj\u00eb komb i t\u00ebr\u00eb, q\u00ebndron n\u00eb disa veta q\u00eb mendojn\u00eb me fuqi m\u00eb t\u00eb madhe dhe m\u00eb drejt\u2026 Ajo q\u00eb thuhet GJENI e RAC\u00cbS arrin n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e saj vet\u00ebm me an\u00ebn e disa pakicave t\u00eb vogla. N\u00eb \u00e7do vend jan\u00eb t\u00eb rralla shpirtrat e lira q\u00eb mund t\u00eb shkundin nga vetja paragjykimet popullore dhe t\u00eb zbulojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e mbuluar\u2026\u201d. Dhe, s\u00ebrish n\u00eb argumentim e tij Vangjel Ko\u00e7a, shkruar n\u00eb vitin 1937, shtonte me t\u00eb drejt\u00eb: Nj\u00eb Komb s\u2019mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet kurr\u00eb vet\u00ebm nga faktor\u00eb material\u00eb dhe element\u00eb fizik\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb raca, gjuha, toka, por edhe nga faktor\u00eb spiritual\u00eb, nga element\u00eb psikik\u00eb q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrmbi to dhe i japin Kombit nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi organike dhe harmonike\u2026 Sak, unitet i t\u00ebr\u00eb gj\u00ebrash larg materializmit t\u00eb friksh\u00ebm q\u00eb po e mbyt shqiptarin e sot\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse do ishte vet\u00ebm rasti shqiptar, kjo do t\u00eb ishte e trisht\u00eb p\u00ebr udh\u00ebn e saj integruese, por sot, demokracit\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore po u bjerret \u201cshpirti\u201d, element q\u00eb n\u00eb artikuj konsiderohet si kthim prapa demokratik, humbja e besimit ndaj institucioneve (\u00e7far\u00eb respekti t\u00eb ket\u00eb shqiptari p\u00ebr institucionet e tij q\u00eb kan\u00eb shkaktuar mij\u00ebra t\u00eb vdekur. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr gjyqet dhe kadastrat), dhe trash\u00ebgimis\u00eb historike t\u00eb autoritarizmit. Motoja \u201cTa b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si Evropa\u201d tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar se kush fiton m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb vendit ose K\u00c7K, si e shprehte vet\u00eb kryeministri duke stigmatizuar me t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb tak\u00ebm zhvat\u00ebsish. Elita e sotme gjendet p\u00ebrball\u00eb apatis\u00eb s\u00eb votuesve, autokracie moderne dhe kompromentimin e gjyq\u00ebsorit, duke u zhvendosur normalisht jasht\u00eb parimeve t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pushteti i pamat\u00eb i Ram\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn shqiptare, ashtu si deri para pak dit\u00ebsh i Orbanit n\u00eb Hungari, Vu\u00e7iqit n\u00eb Serbi, shtuar me at\u00eb t\u00eb paradokohshmit t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Kaczy\u00f1ski n\u00eb Poloni jo thjesht i kan\u00eb riform\u00ebsuar peizazhet politike, duke marr\u00eb dhe monopolin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb \u201cpopullit\u201d, por duke e p\u00ebrballur me ciniz\u00ebm dhe de facto pluralizmin dhe duke i dob\u00ebsuar kontrollet dhe balancat demokratike. Ata jan\u00eb vet\u00eb shteti. Kryeministri shqiptar madje identifikon dhe moton kryesore t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE: \u201cMe Edin n\u00eb Evrop\u00eb!\u201d. Historian\u00ebt dhe kritik\u00ebt e kan\u00eb gati justifikimin me trash\u00ebgimin\u00eb komuniste t\u00eb rajonit dhe kultivimin e ngadalt\u00eb t\u00eb traditave demokratike, duke i konsideruar k\u00ebto si arsye shkak\u00ebsore. Ve\u00e7se pasojat jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb qytetar q\u00eb nuk beson n\u00eb shtet dhe institucione dhe nuk krijon dot frym\u00eb dhe nuk kultivon shpirt p\u00ebr ndryshim. Nd\u00ebrkoh\u00eb llogaridh\u00ebnia e qeveris\u00eb shqiptare mungon, opozita e Berish\u00ebs (ai identifikohet me PD-n\u00eb) vazhdon t\u00eb jet\u00eb anemike, kurse angazhimi kolektiv kund\u00ebr propagand\u00ebs dhe kontrollin autoritar, duket gati e pamundur. \u201c\u00cbsht\u00eb nevoj\u00eb t\u2019i japim nj\u00eb Shpirt kombit shqiptar. Ky \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, shkruajti me shpres\u00eb Konica menj\u00ebher\u00eb sapo u shpall pavar\u00ebsia. Ky shpirt, duket se ende mungon mes nesh. Edhe pas 114 viteve shtet, na duhet fryma dhe shpirti, ato q\u00eb nuk po i mbrujm\u00eb dot. (Homo Albanicus)<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/shqiperia-ska-me-shpirt\/\">Shqip\u00ebria s\u2019ka m\u00eb shpirt?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/\">Gazeta Express<\/a>.<\/p><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Ben Andoni Partis\u00eb Demokratike, kur nis periudhat e gjata t\u00eb pushimeve ose pauzave, i k\u00ebrkojn\u00eb protesta. Por kur realizohen k\u00ebto t\u00eb fundit, s\u00ebrish e kritikojn\u00eb p\u00ebr masivitetin, iden\u00eb dhe performanc\u00ebn! Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb m\u00eb komode. Nuk ka pse t\u00eb protestoj\u00eb, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull. Vet\u00eb partia ka marr\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb detashmenti, ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-3499","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3499","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3499"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3499\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3499"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3499"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3499"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}