{"id":540,"date":"2026-04-20T11:27:33","date_gmt":"2026-04-20T09:27:33","guid":{"rendered":"https:\/\/infoshqip.al\/?p=540"},"modified":"2026-04-20T11:27:33","modified_gmt":"2026-04-20T09:27:33","slug":"informatorja-shqiptare-e-fbi-se-konica-i-paqendrueshem-ne-pikepamjet-politike-noli-komunist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/infoshqip.al\/?p=540","title":{"rendered":"Informatorja shqiptare e FBI-s\u00eb: Konica \u201ci paq\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb pik\u00ebpamjet politike\u201d, Noli \u201ckomunist\u201d"},"content":{"rendered":"<div><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/\n\n\n\n<p><strong>Nga: Agron Alibali<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit t\u00eb jet\u00ebs, Faik Konica u vu n\u00ebn v\u00ebzhgimin dhe hetimin e FBI-s\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat arkivore p\u00ebrkat\u00ebse hedhin drit\u00eb mbi momentet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb diplomatit t\u00eb shquar, q\u00eb kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe me aq dinjitet vendin e tij t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb kryeqytetin amerikan.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb kontakt n\u00eb Konsullat\u00ebn Italiane?<\/strong><\/p>\n<p>Shkak p\u00ebr fillimin e hetimit ishte nj\u00eb njoftim i janarit 1941 nga nj\u00eb burim \u201ctejet konfidencial dhe i njohur p\u00ebr FBI-n\u00eb\u201d, se Faik Konica ishte takuar dendur me nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb paidentifikuar t\u00eb Konsullat\u00ebs Italiane n\u00eb Nju-Jork, gjat\u00eb pushimeve t\u00eb fundvitit 1940, m\u00eb konkretisht, gjat\u00eb periudh\u00ebs 24 dhjetor 1940 &#8211; 3 janar 1941. Konica raportohet t\u00eb ket\u00eb q\u00ebndruar nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb <em>Pennsylvania Hotel<\/em> n\u00eb Nju-Jork, me adres\u00eb <em>1530, 16th Street, Washington, D.C<\/em>. \u201cNatyra e kontaktit\u201d, thuhet m\u00eb tej n\u00eb raport, \u201cnuk u sqarua\u201d.<\/p>\n<p>Cila mund t\u00eb ishte arsyeja e vizit\u00ebs s\u00eb Konic\u00ebs dhe kush mund t\u00eb ishte zyrtari konsullor, italian ose jo, q\u00eb takoi Faiku n\u00eb Nju-Jork? Dhe, m\u00eb tej, pse theksohej kjo si \u00e7\u00ebshtje pik\u00ebrisht nj\u00eb vit m\u00eb pas, d.m.th. n\u00eb janar 1942, kur rrethanat bot\u00ebrore kishin ndryshuar kryek\u00ebput me hyrjen n\u00eb Luft\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb ShBA-\u00ebs pas sulmit t\u00eb pabes\u00eb japonez t\u00eb Perl Harborit dhe kur Italia i kishte shpallur luft\u00eb ShBA-s\u00eb pik\u00ebrisht me 11 dhjetor 1941?<\/p>\n<p style=\"margin-left: 40px;\"><strong>Lexo po ashtu nga Agron Alibali: <br \/> <\/strong>&#8211; <br \/> &#8211; <br \/> &#8211; <\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjen e raportoi n\u00eb qend\u00ebr nj\u00eb Agjent i Posa\u00e7\u00ebm i FBI-s\u00eb, si\u00e7 del nga Memorandumi i 28 janarit 1941. M\u00eb 12 maj 1941, zv. inspektorit i Departamentit t\u00eb Policis\u00eb t\u00eb Qytetit t\u00eb Nju-Jorkut, k\u00ebrkoi hapjen e nj\u00eb hetimi ndaj Faik Konic\u00ebs. \u00c7\u00ebshtja u kategorizua e \u201cSiguris\u00eb s\u00eb Brendshme\u201d. Nj\u00eb raport i zv. inspektorit i dat\u00ebs 25 shtator 1941, tregon se Konica vizitoi Nju-Jorkun s\u00ebrish me 13 korrik 1941, duke q\u00ebndruar prap\u00eb tek i nj\u00ebjti hotel.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me vend t\u00eb v\u00ebrehet se vizita e par\u00eb e lartp\u00ebrmendur e Konic\u00ebs n\u00eb Nju-Jork p\u00ebrkonte me festimet e K\u00ebrsh\u00ebndellave dhe t\u00eb fundvitit, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se Konsullata Italiane do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb zyrtarisht e mbyllur. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse v\u00ebrtet Faiku do t\u00eb ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb aktivitet pro-italian n\u00eb ShBA-\u00ebs, ai mund ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb fare mire n\u00eb Uashington, dhe drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me Ambasad\u00ebn Italiane atje. Mir\u00ebpo k\u00ebto rrethana nuk theksohen n\u00eb raportet e gjurmimit.<\/p>\n<p>Gjithsesi, n\u00ebse ka patur ndonj\u00eb kontakt t\u00eb Faikut me Konsullat\u00ebn Italiane n\u00eb Nju-Jork, ai duket se ka patur karakter krejt\u00ebsisht privat. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb Konica t\u00eb ket\u00eb takuar ish-ndihm\u00ebsin e vet, Hito Sadikun, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb po hartonte nj\u00eb ese p\u00ebr historin\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me fqinj\u00ebt, me p\u00ebrmbajtjen e s\u00eb cil\u00ebs Konica duhet t\u00eb jet\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni. Eseja u botua disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb anglisht me titullin <em>Nj\u00eb let\u00ebr shqiptare<\/em> [<em>An Albanian Letter<\/em>] e shtypur me fonde italiane.<\/p>\n<p>Gjurmimi i Konic\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb vit duket se u trajtua si di\u00e7ka rutin\u00eb dhe e mbetur n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb organeve policore federale apo vendore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sikurse e kemi p\u00ebrmendur tjet\u00ebrkund, n\u00eb kuadrin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij si ish-p\u00ebrfaq\u00ebsues i Shqip\u00ebris\u00eb dhe si udh\u00ebheq\u00ebs i bashk\u00ebsis\u00eb shqiptaro-amerikane, Faiku ishte n\u00eb kontakt t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm me zyrtar\u00eb t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit dhe t\u00eb organeve t\u00eb tjera t\u00eb administrat\u00ebs amerikane, p\u00ebr qart\u00ebsimin dhe mb\u00ebshtetjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja merr hov me hyrjen e ShBA-\u00ebs n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebpo me 5 mars 1942, nj\u00eb individ i paidentifikuar nga qyteti Avon Lake, Ohajo, i shkruan drejtp\u00ebrdrejt\u00eb drejtorit t\u00eb F.B.I.-s\u00eb, John Edgar Hoover [Huver]. \u201cUn\u00eb jam e sigurt se ju jeni njoftuar m\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr Faik Konic\u00ebn, ish-ambasadorin shqiptar n\u00eb Uashington, dhe ndjenjat e tij pro-italiane\u201d, shkruan denoncuesja. \u201cMe sa kam marr\u00eb vesh\u201d, vazhdon m\u00eb tej letra, \u201cKonica do t\u00eb flas\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim me shqiptar\u00eb muhamedan\u00eb n\u00eb rajonin Kanton [Canton-Louisville-Massillon], t\u00eb shtetit Ohajo &#8230; me dat\u00eb 8 mars 1942\u201d. \u201cShqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs jan\u00eb qytetar\u00eb besnik\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi\u201d dhe \u201cshumica e tyre jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb organizate q\u00eb d\u00ebshiron \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga thundra Italiane\u201d, thekson letra, duke iu referuar pa dyshim organizat\u00ebs \u201cShqip\u00ebria e Lir\u00eb\u201d t\u00eb Kost\u00eb \u00c7ekrezit. Letra informon m\u00eb tej se \u201cnj\u00eb num\u00ebr shqiptar\u00ebsh muhamedan\u00eb &#8230; jan\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Konic\u00ebs dhe ky i fundit ka ndikim t\u00eb madh tek ata\u201d. \u201cSa m\u00eb sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb konfidenciale dhe un\u00eb mbetem me shpres\u00eb se ju do ta ndiqni k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, p\u00ebrfundon letra.<\/p>\n<p>Huveri u p\u00ebrgjigj personalisht me date 23 mars 1942, duke i sugjeruar denoncueses t\u00eb takohej me Agjentin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Ngarkuar p\u00ebr Hetimin [APNH] n\u00eb Klivlend, Ohajo. Ai i shkruajti personalisht edhe k\u00ebtij t\u00eb fundit, duke e udh\u00ebzuar q\u00eb t\u2019i kushtonte k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje \u201cnj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb menj\u00ebhershme hetimore\u201d si dhe t\u00eb bashk\u00ebrendonte pun\u00ebn me zyr\u00ebn e Nju-Jorkut, meqen\u00ebse ajo \u201c\u00ebsht\u00eb zyra ku ka filluar hetimi\u201d, dhe at\u00eb t\u00eb Uashingtonit, p\u00ebr arsye se Konica atje e kishte vendbanimin.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat policore t\u00eb grumbulluara p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr Konic\u00ebn, treguan se ai \u201cnuk kishte as precedent\u00eb penal\u00eb dhe as shkelje t\u00eb trafikut\u201d, \u201ckishte tregues kredie (rating) t\u00eb favorsh\u00ebm\u201d t\u00eb shkall\u00ebs \u201cI-A\u201d, dhe se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u201cnuk kishte llogari t\u00eb papaguara\u201d . Dhe, s\u2019kishte si t\u00eb ishte ndryshe. Duke qen\u00eb se Konica nuk kishte kryer vizita t\u00eb tjera n\u00eb Nju-Jork, zyra e FBI-s\u00eb atje i k\u00ebrkoi qendr\u00ebs q\u00eb \u201csi zyr\u00eb e origjin\u00ebs e \u00e7\u00ebshtjes t\u00eb b\u00ebhet Uashingtoni\u201d, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb u miratua pa vones\u00eb nga Huveri.<\/p>\n<p>Informacion u mblodh edhe nga burime t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, t\u00eb cilat i konfirmuan FBI-n\u00eb se Konica \u201ckishte qen\u00eb dikur minist\u00ebr shqiptar n\u00eb Shtetet e Bashkuara, por n\u00eb koh\u00ebn e tashme nuk kishte imunitet diplomatik\u201d. Informacion u mblodh edhe p\u00ebr broshur\u00ebn e Faikut me titull \u201cSfondi i Konfliktit Italo-Grek\u201d, i cili zot\u00ebrohej nga nj\u00eb punonj\u00ebs i Departamentit t\u00eb Shtetit n\u00eb Dhom\u00ebn 304, q\u00eb b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb bibliotek\u00ebn e atij institucioni.<\/p>\n<p><strong>Dy pamflete<\/strong><\/p>\n<p>Agjenti i Posa\u00e7\u00ebm i FBI-s\u00eb raporton se pasi i hodhi nj\u00eb lexim t\u00eb shpejt\u00eb pamfletit, p\u00ebrcaktoi se ai ishte i destinuar p\u00ebr botim n\u00eb gazet\u00eb, por \u201cu botua privatisht n\u00eb Uashington m\u00eb 2 gusht 1940\u201d dhe, sipas mendimit t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb t\u00eb nj\u00eb personi pa dijeni p\u00ebr historin\u00eb e konflikteve ballkanike, broshura dukej si \u201cshum\u00eb pro-italiane dhe anti-greke\u201d. N\u00eb fakt, broshura nuk ishte as pro-italiane dhe as anti-greke; ajo ishte thjesht pro-shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethanat e turbullta dhe shum\u00eb fluide t\u00eb fillimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe n\u00eb kuadrin e munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb informacionit p\u00ebr problemet e mbartura ballkanike, Faiku aty paraqiste pik\u00ebpamjen sipas s\u00eb cil\u00ebs territoret t\u00eb njohura si Shqip\u00ebri e Poshtme ose Epir, kishin qen\u00eb historikisht t\u00eb populluara prej arb\u00ebror\u00ebve, por i ishin shk\u00ebputur trungut vend\u00ebs nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb\u201d, shkruante Faiku, \u201cn\u00ebse ish provinca turke e Janin\u00ebs ishte dhe ka qen\u00eb gjithmon\u00eb pjes\u00eb integrale e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, a pushon kjo e v\u00ebrtet\u00eb s\u00eb qeni e till\u00eb vet\u00ebm sepse jan\u00eb italian\u00ebt q\u00eb e afirmojn\u00eb at\u00eb\u201d?<\/p>\n<p>Huveri i kushtoi v\u00ebmendje t\u00eb posa\u00e7me hetimit. Madje, m\u00eb 3 qershor 1942, ai kritikonte APNH-n\u00eb Klivlend \u201cse nuk i ishte kushtuar asnj\u00eb v\u00ebmendje hetimore \u00e7\u00ebshtjes\u201d, duke k\u00ebrkuar \u201cq\u00eb t\u00eb mos kishte vonesa t\u00eb tjera n\u00eb trajtimin e saj\u201d.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, raporti i par\u00eb hetimor u p\u00ebrgatit brenda jav\u00ebs. P\u00ebrmbledhja e tij p\u00ebrmbante disa fakte t\u00eb pasakta, si p.sh. referenca se \u201cpasi Hitleri zuri Shqip\u00ebrin\u00eb tre vjet m\u00eb par\u00eb\u201d! Nga p\u00ebrmbajtja e raportit m\u00ebsojm\u00eb se, m\u00eb n\u00eb fund, zyra e Klivlendit e kishte intervistuar denoncuesen q\u00eb e paraqiste veten si \u201ckund\u00ebrshtare politik i Konic\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Duke komentuar p\u00ebr Konic\u00ebn, informatorja e paraqet at\u00eb si \u201cmjaft t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb pik\u00ebpamjet e tija politike\u201d, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr mendimet m\u00eb t\u00eb pasakta ndaj Faikut, t\u00eb shprehura edhe tjet\u00ebr-her\u00eb. Informatorja kund\u00ebr Konic\u00ebs, sipas raportit, p\u00ebrmend edhe Fan Nolin, duke e paraqitur at\u00eb \u201csi komunist n\u00eb ideale\u201d.<\/p>\n<p>Aty m\u00ebsojm\u00eb se ajo kishte paraqitur nj\u00eb raport n\u00eb FBI kund\u00ebr Nolit qysh n\u00eb vitin 1940, ndofta n\u00eb zyr\u00ebn e FBI-s\u00eb t\u00eb Ohajos, por nuk ka t\u00eb dh\u00ebna se kjo u mor parasysh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Byroja. P\u00ebr vet\u00eb lidhjet dhe njohurit\u00eb q\u00eb paraqet, informatorja e panjohur ka qen\u00eb me siguri me prejardhje shqiptare.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kuptohet se ajo nuk ishte fare e qart\u00eb p\u00ebr thelbin e filozofis\u00eb dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb Nolit dhe Konic\u00ebs. Ata mund t\u00eb ndryshonin aleancat, por kurdoher\u00eb dhe mbi gjith\u00e7ka vinin pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin tok\u00ebsor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si dhe fuqizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me ShBA-n\u00eb. Si kund\u00ebrshtare e deklaruar politike e t\u00eb dyve, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb ajo vinte n\u00eb l\u00ebvizje madje edhe vet\u00eb organizmat shtet\u00ebrore amerikane.<\/p>\n<p>Informatorja b\u00ebn fjal\u00eb edhe p\u00ebr veprimtarit\u00eb e nj\u00eb shqiptari tjet\u00ebr, identiteti i t\u00eb cilit mbahet i fsheht\u00eb. N\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb jep, informatorja deklaron se ai erdhi n\u00eb ShBA \u201cpas Perl Harborit\u201d, se ai \u201cnuk e p\u00eblqente Zogun, pasi Zogu e kishte burgosur at\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, se ai \u201cd\u00ebshironte t\u00eb bashkonte t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb \u00e7lirohej, t\u00eb hynte n\u00eb Lidhjen e Kombeve dhe t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e tanishme\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebsip\u00ebrme p\u00ebrputhen me pik\u00ebpamjet dhe aktivitetin e Kostandin \u00c7ekrezit. Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse informatorja kishte si synim larjen e hesapeve personale apo politike me Konic\u00ebn. Ajo vet\u00eb nuk mori pjes\u00eb n\u00eb leksionin e Konic\u00ebs n\u00eb 8 mars 1942, n\u00eb Kanton, Ohajo, por deklaroi se i v\u00ebllai kishte qen\u00eb aty, se takimi kishte qen\u00eb krejt i hapur dhe se ai nuk kishte v\u00ebrejtur ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb se Konica ishte i angazhuar n\u00eb veprimtari n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Italis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ajo i dha Agjentit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm kopjen e broshur\u00ebs \u201cLet\u00ebr Shqiptare\u201d t\u00eb autorit Hito Sadiku, duke sugjeruar q\u00eb n\u00eb fakt Konica duhej t\u00eb ishte autori i v\u00ebrtet\u00eb pasi \u201cstili i t\u00eb shkruarit ishte mjaft i af\u00ebrt (peculiar) me stilin e Konic\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Duket se Hito Sadiku ka qen\u00eb angazhuar fillimisht me \u201cVatr\u00ebn\u201d dhe \u201cDiellin\u201d dhe m\u00eb pas si ndihm\u00ebs apo sekretar i Konic\u00ebs n\u00eb Legat\u00ebn Shqiptare n\u00eb Uashington, deri m\u00eb 1939.<\/p>\n<p>Sikurse p\u00ebrmend\u00ebm, ai shfaqet m\u00eb von\u00eb si sekretar i Konsullat\u00ebs Italiane n\u00eb Nju-Jork dhe duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pik\u00ebrisht ai personi q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb takuar Faiku atje. N\u00eb fakt, sipas t\u00eb dh\u00ebnave biografike, pas pak kohe Hito Sadiku largohet nga Nju-Jorku dhe vendoset n\u00eb Rom\u00eb, ku punon si spiker n\u00eb Radio Roma. Atje martohet me nj\u00eb italiane dhe kthehet n\u00eb atdhe pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs. Sipas studiuesit Novruz Xh. Shehu, fillimisht punoi n\u00eb Agjencin\u00eb Telegrafike Shqiptare dhe Kryqin e Kuq, por mandej p\u00ebrfundoi p\u00ebr disa vjet n\u00eb burg dhe vdiq m\u00eb pas n\u00eb mosh\u00ebn 53-vje\u00e7are n\u00eb rrethana t\u00eb paqarta.<\/p>\n<p>Libri i tij n\u00eb anglisht, <em>Nj\u00eb let\u00ebr shqiptare<\/em>, nuk mund t\u00eb jet\u00eb shkruar nga Konica, pasi Faiku kishte guximin q\u00eb t\u2019i shpallte bot\u00ebrisht mendimet dhe pik\u00ebpamjet e veta. Gjithsesi, ndikimi i Konic\u00ebs qoft\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e qoft\u00eb n\u00eb form\u00ebn e librit \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Erudicioni i Faikut duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb burimi i citimit t\u00eb vargjeve t\u00eb poem\u00ebs latine t\u00eb Gabriell Fairnusut nga Kremona, p\u00ebrkthyer nga Richard Knolles n\u00eb <em>A Generall Historie of the Turkes<\/em>, (Lond\u00ebr, 1603), apo th\u00ebnia e Heraklitit se \u201cE drejta pa tjet\u00ebr do t\u00eb zboj\u00eb end\u00ebsit e rrenave dhe e betar\u00ebt e rrejsh\u00ebm \u201d.<\/p>\n<p> N\u00eb lib\u00ebr, po ashtu, ka referenca t\u00eb gjera nga ngjarje dhe personazhe q\u00eb Faiku i njihte madje personalisht, sikurse \u00ebsht\u00eb rasti i deklaratave historike t\u00eb deputetit Aubrey Herbert n\u00eb Dhom\u00ebn e Komunave me 20 qershor 1914 lidhur me masakrat greke n\u00eb Tosk\u00ebri. \/<\/p><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-540","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/540","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=540"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/540\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":541,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/540\/revisions\/541"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=540"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=540"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/infoshqip.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=540"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}