
Interi dhe Cristian Chivu pritet të ulen sërish në tavolinë për ta diskutuar vazhdimin e kontratës vetëm pas finales së Kupës së Italisë.
Drejtuesit Zikaltër nuk duan ta shpërqendrojnë skuadrën para ndeshjes vendimtare dhe kanë vendosur që çdo bisedë për të ardhmen e trajnerit rumun të shtyhet pas finales në Romë.
Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, klima mes palëve është shumë pozitive dhe ekziston bindja se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe përtej kontratës aktuale, përcjell “Gazeta Express”.
Chivu e ka bindur klubin me punën e tij dhe me mënyrën se si e ka menaxhuar skuadrën gjatë sezonit.
Pas finales së Kupës së Italisë, trajneri do të zhvillojë gjithashtu diskutime me drejtuesit edhe për projektin e sezonit të ardhshëm, duke e përfshirë “merkaton” dhe integrimin e disa talenteve nga ekipi U-23.
Në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, disa prej lojtarëve të rinj mund të marrin minuta për t’u vlerësuar nga stafi teknik.
Ndërkohë, presidenti Beppe Marotta ka lënë të kuptohet se Interi e konsideron Chivun një figurë kyçe për të ardhmen e klubit.
Pak ditë më parë ai deklaroi me shaka: “Besoj se do të largohem unë para tij.”
Një deklaratë që në Itali është interpretuar si sinjal i qartë i besimit të madh që klubi e ka ndaj trajnerit rumun. /Gazeta Express
The post Inter – Chivu, çka po ndodhë me vazhdimin e kontratës ? appeared first on Gazeta Express.
