
Ambasada e Iranit në Korenë e Jugut ka hedhur poshtë me vendosmëri çdo pretendim se forcat e saj të armatosura kanë qenë të përfshira në dëmtimin e një anijeje koreane në Ngushticën e Hormuzit, shkruan CNN.
Megjithatë, ambasada theksoi se që nga fillimi i tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, Teherani ka theksuar se kjo rrugë detare strategjike është pjesë e rëndësishme e “mbrojtjes së tij”, duke shtuar se situata e sigurisë në zonë ka ndikuar në lundrim.
Sipas autoriteteve të Koresë së Jugut, këtë javë në një anije të lidhur me Korenë e Jugut në Ngushticën e Hormuzit ka ndodhur një shpërthim dhe zjarr. Anija me flamur të Panamasë kishte 24 anëtarë ekuipazhi, përfshirë 6 shtetas koreano-jugorë, dhe ishte ankoruar pranë Emirateve të Bashkuara Arabe para incidentit. Nuk janë raportuar viktima.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka “goditur” anijen, ndërsa Seuli po shqyrtonte përfshirjen në një mision amerikan për shoqërimin e anijeve tregtare në këtë zonë, i cili ndërkohë është pezulluar.
The post Irani mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes koreane në Ngushticën e Hormuzit appeared first on Gazeta Express.
