Irani ka pretenduar se ka ndaluar një anije luftarake amerikane të hynte në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas tij, dy raketa goditën anijen luftarake pranë ishullit Jask, pasi ajo injoroi paralajmërimet iraniane.
Agjencia e lajmeve Fars të Iranit, duke cituar burime lokale, tha se anija luftarake u kthye nga zona.
Për më tepër, marina e Iranit pretendon se ka penguar hyrjen e anijeve luftarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
Ndryshe, kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA do të fillojë të udhëzojë anijet “në mënyrë të sigurt” jashtë rrugës ujore kyçe, duke e quajtur këtë një “gjest humanitar”.
Irani tha se ky veprim do të konsiderohet “një shkelje e armëpushimit”, ndërsa u zotua të mbrojë ngushticën.
Trump më parë tha se çdo veprim që ndërhyn në operacionin amerikan “do të duhet të trajtohet me forcë”. /Telegrafi/
