E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Java nis me diell, si do të luhaten temperaturat

Parashikimi I Motit 1 1024x576 1 711x400

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak gjatë gjithë ditës moti të jetë kryesisht i kthjellët, pa reshje dhe me prani të pakët vranësirash.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindja drejt veriperëndimit, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Sa i përket detit, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

InfoShqip