Liverpooli po përgatitet për një verë të ngarkuar në afatin kalimtar, me disa emra të rëndësishëm që mund të kenë të ardhme të paqartë në “Anfield”.
Sipas raportimeve, Ibrahima Konate mund të largohet teksa kontrata e tij po shkon drejt fazës përfundimtare, ndërsa Joe Gomez ka tërhequr interes nga AC Milani dhe Besiktasi. Edhe në mesfushë ka dilema, me të ardhmen e Alexis Mac Allister dhe Curtis Jones që ende nuk konsiderohet e sigurt, ndërsa Federico Chiesa pritet gjithashtu të largohet.
Në qendër të vëmendjes është edhe Alisson Becker, i cili po ndiqet nga Juventusi dhe thuhet se është i hapur ndaj idesë së rikthimit në Serie A. Klubi italian po shikon edhe mundësinë e transferimit të Andy Robertson, i cili raportohet se do të largohet nga Liverpooli pasi klubi ka vendosur të mos i ofrojë kontratë të re.
Robertson ka pasur vështirësi të sigurojë një vend titullari të rregullt që nga ardhja e Milos Kerkez nga Bournemouth verën e kaluar, megjithatë kapiteni i Skocisë vazhdon të besojë se mund të garojë në nivelin më të lartë.
Juventusi po eksploron një transferim si lojtar i lirë për mbrojtësin e majtë, ndërsa një lëvizje e tillë mund t’i hapë rrugë Liverpoolit që të shtojë interesimin për Andrea Cambiaso.
Përndryshe, interesim për Robertson ka shprehur që sa ka edhe Tottenhemi, me të cilin edhe thuhet se ka një marrëveshje në parim./Telegrafi/
