E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Jordan Bardella nën hetim nga Prokuroria Europiane, pasuesi i Le Pen dyshohet për abuzim me fondet e BE-së

Jor

Lideri i ekstremit të djathtë francez, Jordan Bardella, është vënë nën hetim nga Prokuroria Europiane për përdorim të dyshuar të paligjshëm të fondeve të Bashkimit Europian.

Sipas mediave franceze, hetimi lidhet me fondet për trajnime mediatike të eurodeputetëve të partisë së tij, National Rally.

Burime pranë çështjes bëjnë me dije se hetimi nisi pas një kallëzimi të organizatës kundër korrupsionit AC!!Anti-Corruption.

Partia e Bardella-s ka mohuar çdo shkelje, duke deklaruar se programet e trajnimit ishin në përputhje me rregullat e Parlamentit Europian.

Sipas deklaratës së partisë, trajnimet u ndërprenë me nisjen e fushatës presidenciale franceze të vitit 2022.

Ndërkohë, vetë Bardella ka ngritur padi për shpifje ndaj organizatës që bëri denoncimin.

Çështja është goditja më e fundit ligjore ndaj Tubimit Kombëtar, ndërsa edhe Marine Le Pen përballet me probleme gjyqësore për fondet europiane.

Le Pen pret në korrik vendimin për apelimin e ndalimit të kandidimit në zgjedhje, çështje që mund të përcaktojë edhe kandidatin presidencial të partisë për vitin 2027.

Nëse Le Pen përjashtohet nga gara, partia ka paralajmëruar se kandidati për president do të jetë Jordan Bardella. /Panorama

The post Jordan Bardella nën hetim nga Prokuroria Europiane, pasuesi i Le Pen dyshohet për abuzim me fondet e BE-së appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip