Juventusi duket se është i vendosur për ta shitur përfundimisht në verë sulmuesin e krahut Edon Zhegrova.
Ylli i Kosovës nuk po zë vend në formacionin e Luciano Spallettit, andaj do të jetë një nga largimet e verës, me skuadrën bianconere që po përgatitet për revolucion.
Sipas raportimeve të gazetës italiane “Corriere dello Sport”, Zhegrova është një nga lojtarët që Juventusi synon ta shesë në verë dhe disa ekipe tashmë kanë shprehur interesim.
Juventusi në fakt është aq serioz për shitjen e Zhegrovës, ku i kanë vendosur vlerë prej 12-13 milionë eurove për kartonin e tij, pra pak a shumë sa investuan kur e blenë vitin e kaluar.
Zhegrova ndër të tjera po ëndërron që të ketë edhe një tjetër shans për ta dëshmuar vetën te Juventusi, kësisoj do ta konsiderojë largimin vetëm nëse klubi italian ia bën të qartë se nuk e ka në plane për sezonin tjetër.
Interesim për Zhegrovën thuhet se ka Evertoni, disa skuadra në Superligën Turke si Besiktas e Trabzonspor si dhe në Francë, Marseille./Telegrafi/
