E premte, 08 Maj 2026
Lajme

“Ka dalë, e ka shfrytëzu brutalisht gjendjen e njerëzve – Ka thanë njerëzit po ikun për shkak të Isa Mustafës e Thaçit”, Olluri: Qysh e bani, njerëzit nuk e shohin vend jetese Kosovën

Screenshot 2026 05 08 212615

Parim Olluri i ftuar në Pressing në T7, duke folur për procesin zgjedhor, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se njerëzit nuk e shohin me Kosovën si ‘’vend jetese’’.

Olluri ka thënë se Kurti e ka shfrytëzuar ‘’brutalisht’’ gjendjen e njerëzve gjatë qeverisjeve të Isa Mustafës e Hashim Thaçit.

‘‘Në kohën e Isa Mustafës në stacion të autobusëve kur njerëzit këqyrshin me ikë ilegalisht, ka dalë Albin Kurti, ka thanë votomni mu për me e bë Kosovën ma të jetueshme. E ka shfrytëzuar brutalisht gjendjen e rëndë të njerëzve, ka thënë që njerëzit po ikin për shkak të Mustafës e Hashim Thaçit, amna votën e bëjmë Kosovën të jetueshme edhe për 10 vjet e nxajmë Kroacinë. Edhe qysh e bani këtë Kosovë, njerëzit nuk e shohin vend jetese Kosovën.

The post “Ka dalë, e ka shfrytëzu brutalisht gjendjen e njerëzve – Ka thanë njerëzit po ikun për shkak të Isa Mustafës e Thaçit”, Olluri: Qysh e bani, njerëzit nuk e shohin vend jetese Kosovën appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip