
Qendra për Studime Universitare e Forcave të Sigurisë së Kosovës mori pjesë në forumin “International Humanitarian Law ” në Itali për herën e dytë me radhë.
“Ky aktivitet ndërkombëtar mbledh kadetë nga akademi ushtarake të ndryshme të botës për të shkëmbyer njohuritë dhe aftësitë e tyre në të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare”, njofton FSK.
QSU premton se do të vazhdojë përkushtimin në mbështetjen e kadetëve për të qenë pjesë e iniciativave që avancojnë njohuritë, përvojën dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të FSK-së në arenën ndërkombëtare.
The post Kadetët e FSK-së marrin pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar në Itali appeared first on Gazeta Express.
